Qeveria mban mbledhje elektronike, vendimet që u morën

Qeveria e Kosovës ka mbajtur sot mbledhje elektronike, në të cilën ka miratuar disa vendime.

Në mbledhjen e sotme Qeveria ka miratuar vendimin për ndryshimin dhe plotësimin  e Vendimit të Qeverisë  Nr. 07/60 të datës 27.01.2021 dhe Vendimit Nr. 08/121 të datës 25.01.2023 për ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit Nr. 11/68 të datës 23.03.2022 për formimin e Komisionit për Kontrollin e Tregtisë me Mallra Strategjike.

Sipas këtij ndryshim-plotësimi, z. Driton Ademi, zëvendës anëtar, zëvendësohet nga z. Destan Mustafa, zëvendës anëtar i këtij komisioni. Gjithashtu znj. Elmaze Pireva, anëtare, zëvendësohet nga z. Berat Jashari, anëtar.

Gjithashtu është miratuar vendimin për ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit të Qeverisë Nr. 04/143 të datës 24 maj 2023, sipas së cilit ndryshohet dhe plotësohet pika 1.5 e vendimit në fjalë si në vijim: 1.5. Znj. Adelina Berisha, përfaqësuese nga Shoqëria Civile, anëtare.

Qeveria ka miratuar edhe vendimin për ndarjen e 273,600 euro për zbatimin e masës 3.4 – Kuponë ushqimi për familjet në nevojë të Pakos së Ringjalljes Ekonomike, si dhe vendimin për ndarjen e 500,00 euro për zbatimin e masës 1.7 – Skema e Granteve për Zanate të Pakos së Ringjalljes Ekonomike.

“Vendimin për ndarjen e 273,600 euro për zbatimin e masës 3.4 – Kuponë ushqimi për familjet në nevojë të Pakos së Ringjalljes Ekonomike.Vendimin për ndarjen e 500,00 euro për zbatimin e masës 1.7 – Skema e Granteve për Zanate të Pakos së Ringjalljes Ekonomike”, thuhet në njoftimin e ZKM-së.

Është miratuar edhe vendimi për të kërkuar nga Presidentja e Republikës së Kosovës dhënien e autorizimit ministrit të Financave, Punës dhe Transfereve për nënshkrimin e Marrëveshjes së Financimit ndërmjet Republikës së Kosovës e përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim, për Programin e parë për “Financimin e Politikave Zhvillimore për Efektivitetin Fiskal, Konkurrueshmërinë dhe Rritjen e Gjelbër”.

Qeveria gjithashtu ka miratuar nismën për lidhjen e Marrëveshjes së Grantit ndërmjet Republikës së Kosovës, e përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, Komunës së Prizrenit dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim për projektin “Efiçienca e Energjisë në Ndërtesa Publike në Prizren” .

Në mbledhjen e sotme janë miratuar edhe Raporti i Vlerësimit të Përshtatshmërisë së Sistemit të Financimit të Komunave për vitin 2023 si dhe  Raporti Vjetor Financiar të Buxhetit të Republikës së Kosovës për vitin 2023.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika