Ajdini: Asnjë politikan nga opozita shqiptare nuk ka qenë gjithmonë opozitë, kanë hyrë e kanë dalë disa herë nga qeveria

Analisti, Gazmend Ajdini në emisionin Debat Plus me Ermal Pandurin tha se opozita e tanishme shqiptare kur u bashkuan në qeveri udhëhiqnin me ministri të ndryshmë, ndaj opozitarizmi i tyre nuk ka qenë i përhershëm.

“Asnjë i opozitës shqiptare nuk ka qenë kurrë opozitë gjithmonë, sepse kur ishin edhe në pushtet, kanë udhëheq me ministri dhe drejtori, edhe kur i kanë lënë ato ministri i kanë lënë për çështje të tjera jo për punë parimore politike. Një gjë është e rëndësishme në këto zgjedhje, shqiptarët po dalin me dy blloqe dhe do të kemi votë të bashkuar shqiptare, pra nuk do të përsëritet skenari si me DR-në e Imer Selmanit dhe RDK-në e Rufi Osmanit kur shqiptarët ishin të përçarë dhe nxorrën shumë pak deputët”, tha Ajdini.

Ndërkaq, analisti Visar Ymeri tha se bashkëpunim i Zijadin Selës me Fronti Europian të udhëhequr nga BDI-ja e Ali Ahmetit, është legjitim dhe parimor pasi ndodhet në një situate kur partia e tij është e përçarë.

“Koalicioni me BDI-në i Zijadin Selës është parimor dhe legjitim, kjo sepse Sela ka dashur ta ketë të bashkuar partinë, doli Taravari u bë fragmentizimi i parë, ndaj Sela në atë situatë vendosi t’i bashkohet BDI-së së Ali Ahmetit”, tha Ymeri. /TvKlan.mk

Shija e redaktorit

BookFest rikthehet në Albi Mall: 10 ditë me zbritje speciale,...

Nga 10 deri më 19 korrik, Libraria Dukagjini sjell edicionin e katërt të BookFest, festivalit të librit që tashmë është shndërruar në një pikëtakim...

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Të fundit nga rubrika