Italia mbështet procesin e anëtarësimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm i Italisë, Antonio Tajani, tha se vendi i tij është i vendosur të mbështesë procesin e anëtarësimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian (BE).

Tajani priti në rezidencën shtetërore Villa Madama në Romë takimin e “Grupit të Miqve të Ballkanit Perëndimor” me vendet e Ballkanit Perëndimor. Në takim morën pjesë ministra dhe zëvendësministra nga Austria, Kroacia, Greqia, Çekia, Sllovakia, Sllovenia, Hungaria, Shqipëria, Bosnjë e Hercegovina, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Kosova dhe Serbia, shkruan Anadolu, transmeton Dukagjini.

Në fjalimin e tij në hapje të takimit, Tajani theksoi se zgjerimi i BE-së drejt Ballkanit Perëndimor është “prioritet absolut politik” për Italinë.

Ministri italian bëri të ditur se në takimin e sotëm do të miratojnë një dokument politik që do t’i paraqitet Brukselit me synim përshpejtimin e procesit të zgjerimit.

Tajani tha se duhet të forcojnë më tej bashkëpunimin dhe harmonizimin mes BE-së dhe Ballkanit në fushat e politikës së jashtme, sigurisë dhe mbrojtjes.

Pas fotografisë familjare me pjesëmarrësit, Tajani u tha gazetarëve pas takimit: “Italia është e vendosur të mbështesë rrugën e këtyre vendeve drejt BE-së. Disa prej tyre, si Mali i Zi dhe madje Shqipëria, janë gati për anëtarësim”.

Tajani tha se Italia gjithashtu mbështet anëtarësimin e Ukrainës në BE, por theksoi se përparësi kanë vendet e Ballkanit, duke shtuar se këto vende nuk duhet ta humbasin besimin.

Shija e redaktorit

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

Të fundit nga rubrika