Tri vjedhje brenda 24 orëve në Prishtinë

Tri vjedhje janë raportuar në Prishtinë përmes raportit 24-orësh të policisë, dy prej të cilave policia i ka cilësuar si “vjedhje e rëndë”.

Afër orës 23:00 është raportuar për vjedhje të kasafortës së një marketi, ku dyshohet se është vjedhur një shumë e konsiderueshme parash.

“Viktima mashkull kosovar, ka njoftuar policinë se persona të panjohur kanë depërtuar me forcë përmes dritares në marketin e tij ku kanë vjedhur kasafortën me një shumë të konsiderueshme parash në të”, thuhet në raportin e policisë.

Nuk raportohet për të arrestuar teksa rasti është në hetime.

Ndërkaq rreth orës 20:30 është raportuar se një vjedhje ka ndodhur në “Rrugën C”, ku policia ka thënë se në banesën e një personi janë vjedhur stoli ari.

“Viktima mashkull kosovar, ka njoftuar policinë se persona të panjohur kanë depërtuar me forcë përmes derës së ballkonit, në banesën e tij ku kanë vjedhur stoli ari. Nuk raportohet për të arrestuar. Rasti në hetime”.

Ndërsa rasti tjetër është cilësuar “vjedhje”, ku një market është vjedhur po ashtu në rrugën “Bahri Fazliu”.

Në lidhje me rastin, policia ka arrestuar dy të dyshuar.

“Dy të dyshuar meshkuj kosovarë, janë arrestuar për shkak se janë kapur duke vjedhur në një market. Të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh.

Shija e redaktorit

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Të fundit nga rubrika