Nuk do të mbahet protesta e paralajmëruar nga inspektorët sanitarë

Është anuluar protesta nga inspektorët sanitarë, për shkaqe teknike. E njëjta ishte paraparë të mbahet të hënë e gjashtë qershorit. Këto protesta kishin për qëllim sensibilizimin e institucioneve, që 125 inspektorëve sanitarë të cilët ishin angazhuar në luftën kundër pandemisë COVID-19, t’iu vazhdohen kontratat e punës, së paku për një periudhë 6 mujore

Inspektorati sanitar

Protesta e 125 inspektorëve sanitarë të angazhuar në luftën kundër pandemisë COVID-19, e paraparë të mbahet të hënën e 6 qershorit, është anuluar për shkaqe teknike.

Protesta ishte paraparë të mbahet në orën 11:00, në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.

Kështu ka bërë të ditur Bekim Ahmeti, organizues i kësaj proteste, përmes një komunikate për media.

“Me këtë shkresë elektronike, ju njoftojmë se protesta e 125 inspektorëve sanitarë të angazhuar në luftën kundër pandemisë Covid19, e paraparë për datën 06 Qershor 2022, ora 11:00, në sheshin “Skënderbeu”, anulohet për shkaqe teknike”, thuhet në njoftim.

Ndërsa, thuhet se protesta e paraparë të mbahet ditën e njëjtë në oborrin e selisë qendrore të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë, në orën 09:00 do të mbahet.

Tutje, bëhet e ditur se “këto protesta janë organizuar me qëllim të sensibilizimit të institucioneve dhe opinionit me kërkesën që neve, 125 inspektorëve sanitarë të angazhuar në luftën kundër pandemisë COVID-19, të na vazhdohen kontratat e punës edhe për së paku një periudhë 6 mujore”.

Këta inspektorë janë angazhuar nga Ministria e Shëndetësisë që nga përhapja e pandemisë në Kosovë, me qëllim të mbikëqyrjes së zbatimit të masave antiCOVID. Por, kontratat e tyre kanë skaduar ditë më parë. Ndaj, ata dhe Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë po kërkojnë që t’u vazhdohen, pasi në Kosovë nuk ka numër të mjaftueshëm të tyre për të siguruar kontroll në fusha të ndryshme në terren

Shija e redaktorit

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

Të fundit nga rubrika