Humbje milionëshe në Trepçë, si pasojë e ndalimit të aktivitetit për eksploatimin xeheror

Kryesindikalisti i Trepçës, Ibrahim Jonuzi, ka thënë se në Kosovë sindikalizmi nuk është duke u vlerësuar dhe nuk është duke u parë si zëri i fuqisë punëtore. Gjithmonë fuqia e ekzekutivit është më e lartë dhe sindikatat mundohen të injorohen, ka thënë ai. Derisa ka treguar se nga greva në Trepçë janë duke u shkaktuar miliona euro humbje

Ibrahim Jonuzi, Kryesindikalist i Trepçës

Kryesindikalisti i Trepçës, Ibrahim Jonuzi, i ftuar në emisionin “Rreth e Rrotull“, në TV Dukagjini, ka folur për ndërprerjen e punës në ndërmarrjen Trepça dhe humbjen milionëshe gjatë kësaj kohe.

Jonuzi ka thënë se kjo gjë i paraprin keqmenaxhimit ndër vite në ndërmarrjen Trepça, dhe si rezultat i saj, sindikata ka njoftuar edhe institucionet e Republikës së Kosovës dhe akterët për menaxhimin e ndërmarrjes Trepça, por, sipas tij, gjithmonë janë injoruar.

“Puna nuk është ndalë në Trepçë, po vazhdojnë remontet dhe rehabilitimet e mjeteve të punës, mirëpo aktiviteti për eksploatimin xeheror, i cili krijon të hyrat financiare në ndërmarrje, është ndalë dhe si rezultat i saj kemi humbje milionëshe në ndërmarrjen Trepça”, ka thënë më tej Jonuzi.

Tutje kryesindikalisti Jonuzi ka thënë se në Kosovë sindikalizmi nuk është duke u vlerësuar dhe nuk është duke u parë si zëri i fuqisë punëtore, gjithmonë fuqia e ekzekutivit është më e lartë dhe sindikatat mundohen të injorohen.

Sipas Jonuzit, në probleme duhet qëndruar të bashkuar dhe jo të ndarë, sepse nuk i kontribuon ndërmarrjes Trepça, e cila po kalon në krizën më të madhe që nga paslufta.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika