Artan Thaqi tregon rolin menaxhues të futbollistëve në Ballkan

Artan Thaçi, i biri i aktorit të ndjerë Rasim Thaçi të njohur si Cima, ka folur më shumë rreth karrierës së tij në rolin menaxhues të futbollistëve

Artan Thaqi, i biri i aktorit të ndjerë Rasim Thaçi, poashtu edhe si komedian e fytyrë publike ka folur më shumë për jetën e tij në Reload.

Sipas tij, përpos që u mor me aktrim ai tregoi që futbollin e ka dashur gjithmonë, e nuk e ka lënë asnjëherë anash.

“Familjarisht ne e duam futbollin dhe shquhemi për futbollista. Futbollistët asnjëherë nuk largohen shpirtnisht nga ai sport, njëjtë ka ndodhur edhe me mua edhe pse jam marr me gjëra të tjera asnjëherë nuk jam larguar nga futbolli”

Thaçi ka rolin i menaxherit të futbollistëve dhe është pjesë e një agjensioni italian ku ka për detyrë t’i vëzhgojë lojtarët në ballkan.

“Me kalimin e kohës kisha disa lidhje me Itali fillimisht me Zvicër e pastaj fillova me Italianët pothuajse që një vit. Unë jam agjent i futbollistëve për Ballkan e kam për detyrë cka ka futrbollista për ballkan me i shiku dhe me mar statistika, pasi që i marr këto informacione ja u dërgoj atyre,” tha Thaçi.

Shija e redaktorit

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Shtëpia botuese “Dukagjini” sjell në gjuhën shqipe 16 libra të...

Secila një histori ndryshe nga tjetra. Të gjashtëmbëdhjetë libra nga krijimtaria e nobelistit gjermano-zviceran, Hermann Hesse, në gjuhën shqipe i gjeni në Librarinë “Dukagjini”. Promovimi i...

Kosova shteti i parë në Ballkan me angazhime të pranuara...

Republika e Kosovës është bërë shteti i parë nga Ballkani dhe i shtati në botë që i janë pranuar angazhimet në Kartën Globale për...

Të fundit nga rubrika