Përfaqësuesi i “Dardafonit”: Edhe nëse paguhet borxhi, llogaritë e Telekomit nuk mund të zhbllokohen

Telekomi i Kosovës ka borxh prej 5.7 milionë eurosh ndaj kompanisë “Dardafon”, sipas një vendimi të Gjykatës Komerciale, por, edhe nëse ky borxh do të paguhej, llogaritë bankare të Telekomit nuk do të mund të zhbllokoheshin për shkak të veprimeve të Ministrisë së Drejtësisë, ka thënë përfaqësuesi i "Dardadonit"

Edhe nëse Telekomi i Kosovës paguan borxhin ndaj kompanisë “Dardafon”, llogaritë e saj bankare nuk mund të zhbllokohen, shkaku i Ministrisë së Drejtësisë, ka thënë përfaqësuesi i “Dardafonit”, Lekë Sahatqiu.

Sipas tij, “nuk ka shanca” që të zhbllokohen llogaritë bankare, pasi MD-ja ka shkarkuar përmbaruesin privat, Iran Kërçagu – i cili ishte zgjedhur nga vetë Ministria për të trajtuar lëndën e “Dardafonit”.

“Çka është e keqja këtu, edhe nëse do të arrihej të paguhej borxhi, do të akumuloheshin mjete të mjaftueshëm në Telekom, gjatë kohës sa i kanë këtë të bllokuara llogaritë. Këta prapëseprapë nuk munden me i zhblloku llogaritë, sepse Ministria e Drejtësisë ua ka blloku llogaritë përmes suspendimit të përmbaruesit. Nuk ka shanca që mu zhblloku llogaritë shkaku i Ministrisë së Drejtësisë”, ka thënë Sahatqiu, në “FIVE” të Dukagjinit.

Sahatqiu ka treguar se MD-ja ua ka suspenduar dy përmbarues privatë në rastin e tyre.

“Pati mbetur procedura pezull, jo vetëm ne, por edhe palë tjera që ishin te përmbaruesi privat. Pas 7-8 muajve na e sjelli përmbaruesin e ri, edhe na tha që ky përmbarues është i juaji për rastin e Telekomit me ‘Dardafonin’.

Ne kemi qenë shumë në rregull, e patëm borxhin, shumë e borxhit dhe pas kësaj erdhi vendimi i Gjykatës Komerciale, që e definoi saktë sa është shuma e borxhit. Që ishte rreth 5 milionë e 700 mijë euro, të cilat duhet me u pagu nga Telekomi për ‘Dardafonin’.

Pas kësaj, llogaritë e Telekomit u bllokuan, për arsye se është shumë procedurë normale, është procedurë përmbarimore, dihet që llogaritë kanë me tu blloku nëse nuk e paguan paret me rregull, iu bllokohen llogaritë Telekomit, pas bllokimit Ministria e Drejtësisë edhe një herë e suspendon përmbaruesin privat, Irfan Këraqku. Po na jep përmbaruesin, po të suspendon përmbaruesin, është i dyti që po na e suspendon”, ka shtuar përfaqësuesi i “Dardafonit”.

Para rreth një muaj më parë, Telekomit të Kosovës i janë bllokuar llogaritë bankare, pas vendimit të Gjykatës Komerciale lidhur me borxhin prej 5.7 milionë euro ndaj “Dardafonit”.

Shija e redaktorit

Lansohet platforma e-Komuna, Kurti: Drejt një qeverisjeje digjitale me fokus...

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ka organizuar të premten ceremoninë e lansimit të shërbimeve të e-Komuna, e cila është pjesë e platformës shtetërore...

ASK: Në Kosovë s’ka rënie të madhe të numrit të...

Procesi i regjistrimit të popullsisë në Kosovë përfundon këtë të premte, pas fillimit të tij më 5 prill, rezultatet preliminare të të cilit pritet...

Osmani bisedon me homologun gjerman, diskuton rëndësinë e anëtarësimit të...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të martën mbrëma ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun gjerman, Frank-Walter Steinmeier. Në një postim në rrjetin social "X",...

Të fundit nga rubrika