Përshihet nga flakët objekti i “Prishtina 3”, lë pa rrymë lagje të kryeqytetit

Është përfshirë nga flakët objekti i “Prishtina 3” i cili gjendet afër stadiumit “Fadil Vokrri”. Dëmet nga zjarri, përveçse material, kanë shkaktuar edhe mungesë të energjisë elektrike në lagjet e kryeqytetit. Ndërkaq shkaktari pritet të bëhet i ditur ndonëse televizioni mëson se erdhi nga kabllot në podrum

Nuk iu ndodhë shpesh që të mos kenë energji elektrike në ambientin përreth.

Por këtë të mërkurë, disa nga lagjet e kryeqytetit kaluan orë të tëra pa energji elektrike.

Kjo pasi pika nga e cila furnizohen, “Prishtina 3” në kuadër të KOSTT, u kaplua nga zjarri.

Në ndërrimin e punës rastisi vetëm një punëtor, i cili zjarrin ishte përpjekur ta ndalonte vet fillimisht.

Por, burimi i tij qe në podrumin e objektit.

“Reagimi ka qenë bukur i shpejtë por problem është se zjarri i cili ka ndodhur këtu është bukur problematik për faktit se gjindet në pjesën e poshtme në podrum dhe është i mbuluar sipër me pllaka”, ka thënë komandanti i brigadës së Zjarrfikësve, Mal Gashi.

Ndonëse nuk është thënë në mënyrë zyrtare, televizioni mëson se zjarri erdhi nga kabllot që gjendeshin aty.

Nga zjarri është dëmtuar edhe trafoja ngjitur me objektin, gjë që pati efektin e saj.

“Është ftuar edhe hetuesi për të bërë raportin pasi ekipet e zjarrfikësve t’a bëjnë punën e vet. Një pjesë e madhe e Kryeqytetit është ende pa rrymë sepse kjo është njëra prej trafo-stacioneve. Për momentin, një pjesë e Kodrës së Trimave dhe lagjes “Arbëria” janë pa rrymë. Ekipet e KEDS-it po punojnë që sa ma shpejtë të gjejnë zgjidhje alternative”, ka thënë Lulzim Fushtica, drejtori për Siguri dhe Emergjenca në Prishtinë.

Nga zjarri nuk ka të lënduar ndërsa dëmet material nuk janë të vogla.

Prezent në vendin e ngjarjes kanë qenë edhe hetuesit, në pritje të neutralizimit të plotë të zjarrit për të ekzaminuar vendin e ngjarjes.

 

Shija e redaktorit

Librat e verës nga “Dukagjini”, zgjedhjet më të mira për...

Vera është koha ideale për aventura, por jo të gjitha ndodhin jashtë. Disa nga udhëtimet më të paharrueshme ndodhin brenda faqeve të një libri....

Shtëpia botuese “Dukagjini” propozon 9 libra që mund t’ju shoqërojnë...

Vera nuk është vetëm koha e pushimeve, por edhe e rikthimit te vetja. Në këtë periudhë kur ditët janë më të gjata e ritmi...

Pas raportimit të Dukagjinit, 3 donatorë i dalin në ndihmë...

Gjendjes së rënduar të familjes Krasniqi në Llukar e për të cilën raportoi ditë më parë Dukagjini, i kanë dal në ndihmë disa qytetarë...

Të fundit nga rubrika