Kurti: Derisa nga radhët e ushtrisë serbe gjenim rusë, në UÇK kishte ushtarë nga Evropa dhe jo vetëm

Kreu i ekzekutivit Albin Kurti theksoi se liria e brendshme e popullit është parakushti më total i çlirimit nga okupatorët e jashtëm

Nën melodinë e himnit kombëtar ka nisur seanca solemne në nder të 25-vjetorit të Betejës së lavdishme të Koshares.

Në fjalën e tij, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se kjo betejë pati rëndësi strategjike, historike e kombëtare.

Sipas tij, respektimi i traditave shoqërore dhe historisë së popullit janë dy parime dhe praktika qenësore në kulturën e shtetndërtimit modern.

Ai thotë se politika përfaqësuese dhe aktivizmi shoqëror nuk duhet të shihen të ndara nga historia.

“Në mes të këtij viti do të përmbushet një çerekshekulli kur vendi ynë Kosova dhe populli i saj u çlirua nga Serbia pushtuese dhe regjimi kriminal e terrorist i Beogradit. E deri në mes të muajit qershor kur do ta shënojmë ditën e çlirimit të Kosovës, ka shumë data dhe ngjarje me peshë historike te të cilat do të ndalemi për t’i nderuar e kujtuar. Në vigjilje të përvjetorit të 25-të të fillimit të luftimeve të Betejës së Koshares, le ta kujtojmë me nderime të merituara këtë betejë dhe luftëtarët e veteranët e saj”, tha Kurti.

Beteja e Koshares zgjati mes luftimesh nga 9 prilli e deri në qershor 1999.

“Panorama e madhe e historisë së Betejës së Koshares sjell imazhin e tërë luftës së Kosovës si në një format miniaturë. Kur e vizitojmë kompleksin memorial, Beteja e Koshares, e gjejmë edhe Agim Ramadanin nga Zhegra e Gjilanit edhe Sali Çekaj nga Peja. Meqë Beteja e Koshares ishte betejë e një lufte për liri dhe meqë liria ishte paradigmë universale, në Betejën e Kosharës i gjejmë të rënë dëshmorë edhe Francesco Giuseppe Bider nga Italia, Petra Arnold Piere nga Franca dhe Murat Muhamet Ali nga Algjeria. Sepse derisa nga radhët e ushtrisë serbe gjenim ushtarë rusë, në radhët e ushtrisë së UÇK-së gjenim ushtarë nga Evropa dhe jo vetëm”, shtoi ai.

Kreu i ekzekutivit theksoi se liria e brendshme e popullit është parakushti më total i çlirimit nga okupatorët e jashtëm.

“Nga Kushtrimi dhe beteja për liri, vjen çlirimi e krijohet shteti. Sot shprehi mirënjohje të thellë të gjithë luftëtarëve të lirisë”.

Shija e redaktorit

Librat e verës nga “Dukagjini”, zgjedhjet më të mira për...

Vera është koha ideale për aventura, por jo të gjitha ndodhin jashtë. Disa nga udhëtimet më të paharrueshme ndodhin brenda faqeve të një libri....

Shtëpia botuese “Dukagjini” propozon 9 libra që mund t’ju shoqërojnë...

Vera nuk është vetëm koha e pushimeve, por edhe e rikthimit te vetja. Në këtë periudhë kur ditët janë më të gjata e ritmi...

Pas raportimit të Dukagjinit, 3 donatorë i dalin në ndihmë...

Gjendjes së rënduar të familjes Krasniqi në Llukar e për të cilën raportoi ditë më parë Dukagjini, i kanë dal në ndihmë disa qytetarë...

Të fundit nga rubrika