Maqedonci pret në takim lamtumirës oficeren bilaterale për Kosovën, Alexandra Erickson

Me këtë rast, për kontributin e dhënë, rritjen e bashkëpunimit ushtarak ndërmjet Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kosovës, gjë që ka ndikuar dhe në zhvillimin e FSK-së, ministri Maqedonci e dekoroi major Erickson me Medalje për Shërbim të Shquar

Ministri Ejup Maqedonci e dekoroi major Erickson me Medalje për Shërbim të Shquar Foto: Facebook

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, sot priti në takim lamtumirës oficeren bilaterale për Kosovën, në kuadër të Drejtorisë për Plane të Komandës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Evropë, major Alexandra Erickson.

Kështu u bë e ditur përmes një postimi në Facebook, ku ministri e dekoroi major Erickson me Medalje për Shërbim të Shquar.

“Me këtë rast, për kontributin e dhënë në koordinimin e mbi 150 aktiviteteve të përbashkëta ushtarake, rritjen e bashkëpunimit ushtarak ndërmjet Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kosovës, gjë që ka ndikuar dhe në zhvillimin e FSK-së, ministri e dekoroi major Erickson me Medalje për Shërbim të Shquar”, thuhet në njoftim.

Ministri Maqedonci, me përfundimin e misionit në Kosovë, major Eriksonit i dëshiroi suksese në detyrën dhe misionin e ri të saj.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika