Hamza: Absurde që dinari të jetë valutë në Kosovë

Hamza është shprehur se është fat i mirë që Kosova e përdor euron,siç tha ai, është valutë e besueshme i ik rrezikut, kursit të këmbimit, është më i lehtë qarkullimi, sepse përdoret në shumicën e Bashkimit Evropian

Bedri Hamza i nominuari i PDK-së për kryeministër

Bedri Hamza, i nominuari i PDK-së për kryeministër, i ftuar në emisionin “Debat Plus”, ka thënë se është absurde të mendohet që dinari të jetë valutë zyrtare në Kosovë.

“Për t’u rregullu valuta jonë kombëtare dhe të merret euro si valutë, duhet me i plotësu kushtet dhe me qenë në harmoni të plotë me Bankën Qendrore Evropiane” ka thënë Hamza.

Sipas Hamzës, futja e markës gjermane në Kosovë dhe pastaj konvertimi i markës gjermane në euro ka qenë teknikë dhe ndërmarrje shumë e madhe.

Hamza është shprehur se është fat i mirë që Kosova e përdor euron, siç tha ai, është valutë e besueshme i ik rrezikut, kursit të këmbimit, është më i lehtë qarkullimi, sepse përdoret në shumicën e Bashkimit Evropian.

“Unë besoj që edhe shumë shtete të tjera kur t’i plotësojnë kushtet do të aplikojnë për të hyrë në eurozonë”, ka thënë me tej Hamza.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika