Rama: 80% e qytetarëve të anketuar janë shprehur të kënaqur me shërbimet e ngrohjes

Rama premtoi se sezonin e ardhshëm do të ketë kyçje të reja, dhe do të zgjerojnë rrjetin

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se 80% e qytetarëve të anketuar janë shprehur të kënaqur me shërbimet e ngrohjes që ofron Termokos.

“Një lajm shumë i mirë, i cili tregon se dedikimi i kryeqytetit për ta zgjeruar shtrirjen e rrjetit të Termokos e për të ofruar shërbime cilësore te banorët tanë dhe angazhimi me shumë vullnet i punëtorëve të palodhshëm të ngrohtores me në krye kryeshefin ekzekutiv Fisnik Osmani, të cilët në qendër kanë qytetarin, sjell rezultate të jashtëzakonshme”, ka thënë Rama, përmes një postimi në Facebook.

Rama premtoi se sezonin e ardhshëm do të ketë kyçje të reja dhe do ta zgjerojnë rrjetin.

“Sezonin e ardhshëm do të ketë kyçje të reja, do të zgjerojmë rrjetin dhe përmirësojmë aktualin aty ku ka nevojë”, ka shkruar Rama.

Shija e redaktorit

Librat e verës nga “Dukagjini”, zgjedhjet më të mira për...

Vera është koha ideale për aventura, por jo të gjitha ndodhin jashtë. Disa nga udhëtimet më të paharrueshme ndodhin brenda faqeve të një libri....

Shtëpia botuese “Dukagjini” propozon 9 libra që mund t’ju shoqërojnë...

Vera nuk është vetëm koha e pushimeve, por edhe e rikthimit te vetja. Në këtë periudhë kur ditët janë më të gjata e ritmi...

Pas raportimit të Dukagjinit, 3 donatorë i dalin në ndihmë...

Gjendjes së rënduar të familjes Krasniqi në Llukar e për të cilën raportoi ditë më parë Dukagjini, i kanë dal në ndihmë disa qytetarë...

Të fundit nga rubrika