Gratë ukrainase po trajnohen në Prishtinë për çaktivizimin e minave

Garda Kombëtare e Ukrainës po mban trajnim për çaktivizmin e municioneve të pashpërthyera, në këtë trajnim po marrin pjesë gratë ukrainase. Në mesin e këtyre grave ishte dhe një grua nga Garda Kombëtare e Kosovës. Ky trajnim po zhvillohet në Kosovë

Gratë ukrainase në trajnimin e organizuar nga Garda Kombëtare e Ukrainës

Publikohen disa pamja nga Garda Kombëtare e Ukrainës që tregojnë një grup grash ukrainase, të cilat po stërviten për çaktivizimin e minave dhe municioneve të tjera të pashpërthyera.

Në mesin e grave ishte edhe një grua nga Garda Kombëtare e Kosovës.

Trajnimi i Gardës Kombëtare të Ukrainës po mbahet në Kosovë dhe grupi i përfshirë në trajnim përbëhet nga civilët dhe ushtarakët.

Gratë ukrainase gjatë trajnimit

Garda Kombëtare e Ukrainës përfaqëson xhandarmërinë kombëtare të Ukrainës dhe forcën e brendshme ushtarake. Kjo gardë është pjesë e Ministrisë së Punëve të Brendshme, e cila është përgjegjëse për sigurinë publike.

Fillimisht, Garda Kombëtare e Kosovës është krijuar si një agjenci nën kontrollin e drejtpërdrejtë të Rada Verkhovna “parlamenti njëdhomësh i Ukrainës) më 4 nëntor 1991.

Nga mediat botërore raportohet se gjashtë gra ukrainase kanë udhëtuar në Kosovë për të ndjekur trajnimin për çaktivizimin e minave.

Ukraina, që nga 24 shkurti, po përballet me agresionin e Rusisë.

Shija e redaktorit

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Të fundit nga rubrika