Deputetët e PDK-së, dalin para protestuesve, u japin mbështetje

Deputetët e PDK-së, kanë dalë në përkrahje të veteranëve të luftës, të cilët janë duke protestuar para kuvendit

Disa nga deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), kanë dalë para Kuvendit të Kosovës, për t’iu dhënë mbështetje protestuesve që janë grumbulluar para hyrjes, për t’i shprehur pakënaqësitë e tyre.

Deputetja Ganimete Musliu, ka thënë se i përkrah kërkesat e veteranëve të luftës, dhe se tentimi i ndryshimit të projektligjit për pagën minimale, është i padrejtë dhe diskriminues.

“Jam me ta dhe bashkëndjej me ta, është e tepërt propaganda që është ushtruar për UCK-në,  që 20 vjet. Nuk kemi nevojë t’i shtyjmë, sepse këta e respektojnë më shumë se ne shtetin, paga minimale është pagë minimale, i kanë dhënë gjymtyrët e veta për këtë shtet”, ka thënë Musliu.

Përkrahje atyre u ka dhënë edhe deputeti tjetër i PDK-së, Bekim Haxhiu, i cili edhe bëri të ditur se për shkak të mungesës së kuorumit, seanca e kuvendit është shtyrë për një datë tjetër.

Ai është shprehur se, partia e tij nuk do ta lejojë që të kalojë projektligji për pagën minimale.

“Jemi me ju, jemi me kërkesën tuaj, senaca e sotit ka dështuar me kohën e paraparë, për shkak të mungesës së kuorumit, do të vazhdojmë që t’ju mbështesim, ky projektligj nuk do të lejojmë të kalojë në kuvend, do të përdorim të gjitha mjetet demokratike që ky projektligj të mos kalojë. Projektligji është kundër vlerave që i anashkalon veteranët e luftës”, ka thënë Haxhiu.

Ndërkaq, Besim Beqa ka ka kërkuar nga protestuesit që të qetësohen dhe të protestojnë paqësisht.

“Ne do të kërkojmë nga Qeveria, ta tërheqë ligjin dhe të përfshihen veteranët në pagën minimale. Ne do ta mbrojmë kërkesën e veteranëve, ju lutemi për qetësi, ne do ta kryejmë punën brenda kuvendit”, ka thënë ai.

Ndërkaq, një nga protestuesit i drejtohet Beqës, me fjalët ,”Deputet, amanetin e ke prej veteranëve”.

Mërgim Lushtaku, deputet i PDK-së, ka thënë se partia që ai përfaqëson është kundër ndryshimit të ligjit për pagën minimale, i cili, sipas tij, është tejet diskriminues, sidomos për veteranët.

“Ne si opozitë kemi treguar që jemi kundrejt këtij ligji, i cili nuk ka pasur as dialog social, ku në shoqëri demokratike duhet të bëhet së pari këshillimi me të tjerët, prandaj cdo vendimmarrje duhet të kalojë përmes procesit të dialogut”, ka thënë Lushtaku.

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Shqipëria hap kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në...

Shqipëria ka hapur sot kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, duke përfshirë bujqësinë, sigurinë ushqimore, peshkimin, politikën rajonale dhe dispozitat...

Shqipëria hap grupkapitullin e fundit të negociatave në Bruksel

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama sot në Bruksel do të marr pjesë në Konferencën e 7-të Ndërqeveritare Shqipëri–Bashkimi Evropian, gjatë së cilës do të...

Të fundit nga rubrika