Policia del me komunikatë, thotë se nuk ka përdorur gaz lotsjellës ndaj protestuesve

Policia e Kosovës ka njoftuar se zyrtarët e saj nuk kanë përdorur gaz lotsjellës, sipas tyre, dy pjesëtarë policorë janë lënduar dhe po ashtu një qytetar tjetër

Policia e Kosovës, ka dalë me një sqarim pas raportimeve se ka përdorur gaz lotsjellës ndaj protestuesve të cilët kanë protestuar para Kuvendit të Kosovës që nga ora dhjetë.

Sipas policisë, protesta e veteranëve të UÇK-së, ka filluar të mbahet pa u lajmëruar në polici.

Në njoftimin e tyre thuhet se, disa nga protestuesit kanë tentuar të futen me forcë brenda objektit të Kuvendit të Kosovës dhe se kanë hedhur mjete te forta në drejtim të policisë dhe lloje të gazit.

“Përderisa protesta ishte duke u mbajtur, disa nga protestuesit kanë tentuar me forcë të depërtojnë t’i dëmtojnë dyert e Parlamentit për të hyrë brenda, si dhe kanë hedhur mjete të ndryshme të forta, lloje të gazit/tymit në drejtim të zyrtarëve të PK-së”, thuhet në njoftim.

“Policia e Kosovës, me qëllim të informimit të drejtë të opinionit publik, informon dhe njëherit demanton shkrimet e publikuara në portale, ku thuhet se kinse Policia ka përdorur gaz lotsjellës ndaj protestuesve, se në asnjë rast apo rrethanë nuk ka përdorur gaz lotsjellës ndaj protestuesve, por dyshohet se lloji i gazit/tymit, është hedhur nga persona/protestues brenda masës”, vijon njoftimi.

Policia ka njoftuar se dy pjesëtarë të saj kanë pësuar lëndime të natyrave të ndryshme, të cilëve sipas tyre u është ofruar tretman mjekësor.

Poashtu, sipas njoftimit, një qytetar ka kërkuar ndihmë mjekësore si pasojë e gazit të hedhur.

Shija e redaktorit

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Të fundit nga rubrika