“Vrasja në tentativë” në Fushë Kosovë, viktima – shtetas i huaj jashtë rrezikut për jetë

Në raportin 24-orësh të policisë së Kosovës thuhet se viktima është shtetas i huaj dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor

Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me plagosjen e një personi të shtunën e gjashtë prillit, në Fushë Kosovë.

Në raportin 24-orësh të policisë së Kosovës thuhet se viktima është shtetas i huaj dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor.

Policia raporton se viktima është jashtë rrezikut për jetë.

Ky rast, në raportin 24 orësh është cilësuar si “vrasje në tentativë dhe përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm”.

“Rr. Bedri Pejani, Fushë Kosovë/ 06.04.2024-17:00 Është plagosur me armë zjarri viktima mashkull shtetas i huaj. Viktima është dërguar në tretman mjekësorë, dhe i njëjti sipas raportit mjekësorë është jashtë rrezikut për jetë”, thuhet në raport.

Në vendin e ngjarjes në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe konfiskuar dy gëzhoja të armës së zjarrit.

Rasti po hetohet nga njësitet kompetente policore.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika