Kosharja, beteja e gjithë shqiptarëve

Pamje nga Beteja e Koshares

Kur ca djem të ri shqiptarë, padyshim të guximshëm jashtë normales nisën së realizuar ëndrrën për liri, Kosovën Republikë, pothuajse nuk e imagjinonin fare.

Ëndrra e tyre ishte bashkimi me Shqipërinë.

Për të arritur aty, duhej mund e gjak, duhej sakrificë e madhe, pra duhej shkërmoqur një kufij mes Shqipërisë dhe ish-Jugosllavisë, që në atë kohë qeverisej nga kasapi i Ballkanit, Sllobodan Millosheviq.

Në këtë përpjekje TITANIKE, të atyre që guxonin të ëndërronin lirinë, moment kulminat shënon data 9 prill.

25 vjet më parë, pas një beteje kolosale të trimave të UÇK-së, një këmbë e një ushtari të UÇK-së, shkeli mbi një guri që shënonte vijë ndarëse mes Republikës së Shqipërisë dhe ish-Jugosllavisë. Emri i atij luftëtari dihet, por nuk i thuhet, sepse ai akt nuk simbolizon diçka të përveçme. Mbi atë gur, shkeli një këmbë, shkeli këmba e një ushtari të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Për më shumë ndiqeni reportazhin e realizuar nga Televizioni Dukagjini për Kosharen, betejën e të gjithë shqiptarëve.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika