Iseni: Figura e Albin Kurtit është kult te të rinjtë në Maqedoni

Figura e Kurtit tek të rinjtë shqiptarë në Maqedoni të Veriut shihet si kult ka thënë analisti Xhenur Iseni

Analisti nga Shkupi, Xhenur Iseni ka thënë se figura e kryeministrit Albin Kurtit është kult te të rinjtë në Maqedoninë e Veriut dhe, sipas tij, duhet të kihet kujdes për këtë.

Teksa ka folur për përfshirjen e partisë Lëvizjes Vetëvendosje në zgjedhjet atje me opozitën shqiptare, Iseni ka treguar se ka një pyetje për Kurtin.

“Dhe unë do të kisha pasur shumë kujdes, se duhet pasur parasysh se figura e Albin Kurtit është kult të të rinjtë në Maqedoni… meqë që është i përfshirë Kurti drejtpërdrejt në zgjedhjet dhe mban anë tanimë edhe me kandidatë për deputetë, e kisha pyetur se te cili politikan të VLEN e sheh vetën.

D.m.th. meqenëse ai i mbështet VLEN, e sheh ndonjë karakteristik të Lëvizjes Vetëvendosje, këtë nuk e ka sqaruar deri më tani kryeministri Kurti se të cili eksponentë”, ka thënë Iseni në “Debat Plus” në RTV Dukagjini.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika