E zë lisi në Prishtinë, gjendja e të lënduarës është stabile

Gjendja e të lënduarës si pasojë e rrëzimit të një lisi në Prishtinë është raportuar të jetë stabile

QKUK

Si pasojë e rrëzimit të një lisi në Prishtinë, një person raportohet të ketë vdekur teksa një tjetër është duke marrë trajtime mjekësore në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Gjendja e të lënduarës rreth 30 vjeçare raportohet të jetë stabile.

Këtë për Portali D, e ka konfirmuar Sami Bajqinca – mjek në QKUK, i cili shtoi se e njëjta është dërguar për ekzaminime më të thella.

“Është dërguar për në ekzaminim, për ta bërë CT për tërë trupin për të parë se ku ka lëndime. Gjendja është stabile, por mund të ketë ndonjë lëndim serioz prandaj janë duke e dërguar për ta bërë CT”, ka thënë ai.

Vendi i ngjarjes

Një rast pothuajse të njëjtë e ka pësuar edhe një person tjetër, në Orllan, i cili si pasojë e një peme të rrëzuar nga erërat e forta ka pësuar lëndime të lehta trupore.

“Është edhe një burrë të cilin e kishte zënë një pemë në Orllan, i cili kishte disa lëndimë të lehta”, shtoi Bajqinca, teksa tregoi se i njëjti po trajtohet në QKUK.

Ndryshe, zëdhënësja e Policisë për Prishtinën, Flora Ahmeti, e ka konfirmuar se një person i gjinisë mashkull i moshës 30 vjeç ka humbur jetën kurse është lënduar një grua e cila është dërguar në QKUK.

“Rreth orës 15:15 është pranuar informata se një lis është rrezuar dhe ka zënë dy persona. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga informatat e para janë ngritur dyshimet se njëri nga të lënduarit mashkull, rreth 30 vjeç ka humbur jetën përderisa e lënduara tjetër femër po ashtu rreth 30 vjeç  është dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor. Aktualisht policia ka nisur ndërmarrjen e veprimeve hetimore me synim sqarimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen”, ka thënë ajo.

Vendi i ngjarjes

Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika