Detaje për gjendjen shëndetësore të 15-vjeçarit, vëllait të 21-vjeçares së vrarë në Ferizaj

"Plumbi i është dorëzuar Shërbimit Policor të Kosovës dhe pas imobilizimit të dorës, meqenëse ka qenë edhe frakturë e njërës kockë të parakrahut, është pranuar në repartin e ortopedisë"

Gjatë ditës së premte, një 21-vjeçare është vrarë në Qendrën për Punë Sociale në Ferizaj, nga ish-bashkëshorti i saj. Gjithashtu, i plagosur në këtë rast ka mbetur vëllai i viktimës, i cili, sipas Policisë së Kosovës, është 15-vjeçar.

Për gjendjen shëndetësore të 15-vjeçarit ka dhënë detaje mjeku kujdestar i Spitalit të Ferizajt, Sefedin Fazliu.

Fazliu ka thënë se 15-vjeçari është dërguar për radiografi, ku edhe është vërtetuar plagosja e tij në parakrahun e djathtë dhe i është hequr plumbi.

“Rreth orës 15:00, sot kemi pranuar nga shërbimi i urgjencës një rast, ku pacienti ka qenë i plagosur në parakrahun e djathtë. Meqenëse gjendja e tij ka qenë stabile, ne e kemi dërguar menjëherë për radiografi. Në radiografi është vërtetuar se pacienti ka një plumb në parakrahun e djathtë dhe nga ana e ortopedit është intervenuar, është larguar plumbi”, ka thënë Fazliu për medie.

Më tej, mjeku kujdestar ka thënë se plumbi i është dorëzuar Policisë, ndërsa 15-vjeçari është dërguar në repartin e ortopedisë për trajtim të mëtutjeshëm të plagës së marrë.

“Plumbi i është dorëzuar Shërbimit Policor të Kosovës dhe pas imobilizimit të dorës, meqenëse ka qenë edhe frakturë e njërës kockë të parakrahut, është pranuar në repartin e ortopedisë pas trajtimit këtu në shërbimin e emergjencës dhe pas marrjes së terapisë adekuate, pacienti ka qenë jashtë rrezikut për jetë, dhe është pranuar në repartin e ortopedisë, ku vazhdon edhe trajtimin e mëtutjeshëm”, ka thënë Fazliu.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika