Aksident në Qyshk të Pejës, vdes një person

Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksident trafiku

Ilustrim

Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksident trafiku i cili ka ndodhur të hënën e gjashtë qershorit në rrugën Pejë-prishtinë, përkatësisht në fshatin Qyshk.

Kështu është bërë e ditur nga policia e regjionit të Pejës, ku përmes një komunikate për media thuhet se arsyeja e aksidentit ishte mospërshtatja e kushteve të rrugës dhe shpejtësisë nga ana e nagsësit të veturës.

“Me datë 06 qershor 2022, rreth orës 21:25, Policia është informuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur në rrugën Pejë- Prishtinë në fshatin Qyshk”, thuhet në njoftim.

“Deri te aksidenti ka ardhur pasi që ngasësi i veturës duke mos iu përshtatur kushteve të rrugës dhe shpejtësisë, me të arritur në fshatin Qyshk, del nga rruga dhe ndeshet me një veturë (kombi) i cili ishte i parkuar jasht rruge duke shkaktuar aksident trafiku”.

Sipas njoftimit, i lënduari është dërguar në emergjencën e Spitalit Rajonal në Pejë, dhe sipas ekipit mjekësor viktima (mashkull i lindur me 1999) në spital ka arritur pa shenja jete.

Me urdhër të Prokurorit shtetit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika