Shëndetësisë i shtohen 32 inspektorë, Kurti: U trefishuan kapacitetet

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar për shtimin e 32 inspektorëve të rinj në fushën e shëndetësisë në Kosovë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar për shtimin e 32 inspektorëve të rinj në fushën e shëndetësisë në Kosovë.

Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Kurti ka shkruar se me këtë numër janë trefishuar kapacitetet e inspektorëve në fushën e shëndetësisë.

“32 inspektorë të rinj shëndetësorë dhe farmaceutikë. Trefishim i kapaciteteve inspektuese në fushën e shëndetësisë.Urime secilës dhe secilit prej tyre! Nga sot, rrugëtojmë bashkë për shërbime më të mira shëndetësore, trajtim të barabartë mes pacientëve, e respektim të ligjeve në fuqi”, ka shkruar kryeministri në Facebook.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika