Kroacia zhvillon sot zgjedhjet parlamentare

Kroacia është duke i zhvilluar zgjedhjet parlamentare, ku në garë janë rivalët, presidenti Zoran Milanoviç, socialdemokrat miqësor me Moskën dhe kryeministri konservator, Andrej Plenkoviç. Zgjedhjet po mbahen për herë të dytë që nga viti 1990 në ditë jave e jo të dielën

Gjatë ditës së sotme Kroacia është duke i zhvilluar zgjedhjet parlamentare, ku në garë janë rivalët, presidenti Zoran Milanoviç, socialdemokrat miqësor me Moskën dhe kryeministri konservator, Andrej Plenkoviç.

Qendrat e votimit janë hapur në orën 7 të mëngjesit, konfirmoi Komisioni Shtetëror Zgjedhor (DIP).

Të gjitha qendrat e votimit në Kroaci, dhe ka më shumë se 6,500 të tilla, janë të hapura dhe votimi po zhvillohet siç duhet, tha anëtarja e KSHZ-së, Ivana Belec.

Sondazhet e fundit vendosin Bashkimin Demokratik Kroat (HDZ), konservator të Plenkoviçit, përpara Partisë Social-Demokrate të Kroacisë (SDP) të opozitës.

Milanoviç bëri një njoftim të papritur një muaj para zgjedhjeve se do të kërkonte postin e kryeministrit si kreu i SDP-së. Si president, ai ka bërë komente populiste dhe pro Kremlinit.

Për herë të dytë që nga viti 1990, zgjedhjet parlamentare nuk mbahen të dielën, raporton n1.

Me vendim të Presidentit të Republikës këto zgjedhje po mbahen të mërkurën, gjë që e bëri të sotmen ditë jopune.

Qendrat e votimit në Kroaci janë të hapura deri në orën 19, ku rezultatet fillestare priten në orët e vona të mbrëmjes.

Shija e redaktorit

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Të fundit nga rubrika