Osmani: Vuçiq përgjegjës për bllokimin e kosovarëve në kufi, aleatët të veprojnë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka deklaruar se presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, është përgjegjës për bllokimin e qytetarëve kosovarë në kufirin me Hungarinë dhe Kroacinë, duke u bërë thirrje partnerëve për veprime të menjëhershme

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, lidhur me bllokimin e qytetarëve kosovarë përgjatë kufirit të Serbisë me Hungarinë dhe Kroacinë, ka thënë se një person është përgjegjës për këtë dhe ai është presidenti serb, Aleksandër Vuçiq.

Osmani ka theksuar se Serbia po hakmerret ndaj qytetarëve kosovarë pas suksesit të arritur në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës.

Presidentja Osmani gjithashtu u ka bërë thirre partnerëve të shtetit për veprim të shpejt për lirimin e të gjithë qytetarëve që po mbahen të bllokuar në pikat kufitare me Serbinë.

“Serbia po hakmerret ndaj qytetarëve të Kosovës, një ditë pas votimit të KiE në PACE, duke i mbajtur peng në pikat kufitare, duke i frikësuar, konfiskuar dokumente dhe duke i privuar nga ushqimi. Një njeri është përgjegjës për këtë: Vuçiq. Ashtu siç bëra gjatë gjithë ditës, u bëj thirrje partnerëve tanë për veprim të shpejtë”, ka shkruar Osmani në platformën X.

Kurti: Serbia e ka problem faktin që ne ekzistojmë si popull e si shtet

Po ashtu, edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar lirim të menjëhershëm të qytetarëve kosovarë të ndaluar në kufijtë e Serbisë, duke thënë se ky vend “e ka problem vetëm se ne ekzistojmë si popull dhe si shtet”.

Kryeministri Kurti ka theksuar se kjo situatë ishte e paralajmëruar nga Serbia dhe se po bëhet pas suksesit të Kosovës në Asamblenë Parlamentare të KiE-së.

Serbia bllokon disa autobusë kosovarë në kufi me Kroacinë

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, ka njoftuar se më 16 prill, në orët e vona, pak orë pas votimit në favor të Kosovës të Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, institucionet janë njoftuar, që në vendkalimin kufitar Kroaci-Serbi, në Batrovc autobusë të operatorëve të ndryshëm të Republikës së Kosovës, të cilët duhej të kalonin tranzit nëpër Serbi, janë ndaluar nga autoritetet kufitare të Serbisë.

Sipas MPJD-së, qytetarët e Kosovës që po vinin në drejtim të Kosovës janë ndaluar edhe në kufirin me Hungarinë, në pikat kufitare në Shid dhe Suboticë, te vendkalimi kufitar Dheu i Bardhë dhe nuk po lejohen as të lëvizin përpara dhe as të kthehen pas.

Sipas tyre, të gjithë udhëtarëve u janë marrë dokumentet personale si dhe ato të autobusëve.

Bashkimi Evropian është i informuar për rastin e ndaljes së udhëtarëve dhe autobusëve nga Kosova nga autoritetet e Serbisë dhe është duke ndjekur situatën për së afërmi.

BE-ja ka thënë se Serbia me bllokimin e kosovarëve ka shkelur Marrëveshjen e Lëvizjes së Lirë.

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Shqipëria hap kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në...

Shqipëria ka hapur sot kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, duke përfshirë bujqësinë, sigurinë ushqimore, peshkimin, politikën rajonale dhe dispozitat...

Shqipëria hap grupkapitullin e fundit të negociatave në Bruksel

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama sot në Bruksel do të marr pjesë në Konferencën e 7-të Ndërqeveritare Shqipëri–Bashkimi Evropian, gjatë së cilës do të...

Të fundit nga rubrika