Ambasada e ShBA-së në Kosovë: Kosova ka ligjin në fuqi për mbrojtje nga dhuna në familje, të raportohen rastet e tilla

“Kosova ka një ligj gjithëpërfshirës për parandalimin dhe mbrojtjen nga të gjitha format e dhunës në familje. Dhuna me bazë gjinore është një krim i dënueshëm, i dënueshëm nga ligji në fuqi. Raportoni: 0800 11 112 ose 192”, thuhet në njoftimin e Ambasadës

Pas rasteve të shtuara të dhunës në familje dhe të vrasjeve të grave nga ish-bashkëshortët dhe bashkëshortët në Kosovë, ambasada e ShBA-së në Prishtinë ka treguar se Kosova e ka një ligj për parandalimin dhe mbrojtjen nga të gjitha format e dhunës në familje.

Ambasada amerikane në Prishtinë, përmes një postimi në rrjetin social X, ka vendosur edhe numrat e telefonit për raportim të dhunës në familje.

“Kosova ka një ligj gjithëpërfshirës për parandalimin dhe mbrojtjen nga të gjitha format e dhunës në familje. Dhuna me bazë gjinore është një krim i dënueshëm, i dënueshëm nga ligji në fuqi. Raportoni: 0800 11 112 ose 192”, thuhet në njoftimin e Ambasadës.

 

Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika