​Ambasada e SHBA-së thirrje kundër dhunës në familje: Është krim, mos e duroni

Ambasada e ShBA-ve në Kosovë ka bërë thirrje që të raportohet dhuna në familje, pasi sipas tyre e njëjta përbën krim

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka bërë thirrje që të raportohet dhuna në familje, pasi sipas tyre e njëjta përbën krim.

Përmes një postimi, ambasada u është referuar raporteve dhe hulumtimeve të organizatave të shoqërisë civile mbi dhunën në familje.

“Bazuar në raporte dhe hulumtime të ndryshme të organizatave të shoqërisë civile, dhuna në familje vazhdon të jetë një nga krimet më të pa raportuara në Kosovë. Dhuna në familje nuk duhet parë si një çështje private apo si një çështje familjare”, thuhet në postim.

Ambasada e SHBA-së ka publikuar numrat e kontaktit për raportim të rasteve. “Dhuna në familje është KRIM. Mos e duroni, raportojeni: 0800 11 112 ose 192”.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika