Koci për votimin në veri: Veprim i duhur i Kosovës, evidente që serbët kanë hartuar një strategji

Milazim Koci, njohës i çështjeve politike, ka thënë se ky është një veprim i duhur që ka bërë shteti i Kosovës, ngase e ka për obligim që të krijojë kushte për daljen në votime.

“Veprimi është i duhur, ka qenë një nga obligimet e Kosovës që të krijojë kushte për daljen në zgjedhje, ishte hapi i parë, është evidente që serbët kanë hartuar një strategji… “, tha ai në RTV Dukagjini.

Teksa është pyetur se a është kjo rruga për të krijuar një krizë të vazhdueshme, Koci thotë se kjo nuk mund të mohohet.

Ai theksoi se kjo krizë është e krijuar artificialisht nga serbët.

“Krizë është për faktin që shumica nuk participon me jetën politike në atë pjesë, krizë e krijuar artificialisht nga serbët, por nuk mund të mohohet kjo”, shtoi më tej ai.

Sipas tij, është evidente që në këtë moment serbët bojkotojnë daljen edhe për një qëllim tjetër.

“Ata e dinë që parakusht për nisjen e Asociacionit është emërimi i kryetarëve të shumicës në atë pjesë, kryetarëve serbë, në pamundësimin e këtij veprimi ata pamundësojnë edhe atë, sepse është evidente që e kanë instrument Asociacionin, e kanë instrument për ta penguar Kosovën”.

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika