Votimet në veri, Elshani: Në këtë proces janë angazhuar numër minimal i policëve

“Policia me numrin e vet minimal është e angazhuar në këto votime, mirëpo në rast se ka nevojë, ne kemi policë të mjaftueshëm që të bëjmë reagimet e nevojshme", thotë zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani

Zëvëndësdrejtori i Policisë për rajonin e Veriut, Veton Elshani

Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani, thotë se policia është e involvuar në planifikimin e procesit të votimit për apo kundër shkarkimit të kryetarëve në katër komunat veriore.

Në pjesën e parë të ditës, sipas tij, nuk është vërejtur ndonjë problem gjatë ecurisë së këtij procesi.

Policia, siç thotë ai, nuk e ka paraparë mundësinë që e diela të jetë një ditë e tensionuar.

“Policia është e involvuar në planifikimin e ditës së referendumit të sotëm, që do të thotë edhe dje edhe sot ne jemi në vazhdimësi në bashkëpunim me KQZ-në. Mirëpo nuk kemi pa ndonjë problem që është duke ndodhur ose nuk kemi paraparë, nuk kemi inteligjencë e informatë nëse ka mundësi sot të jetë një ditë diçka më e tensionuar”- ka deklaruar Elshani.

Por, në rast nevoje, ai thotë se ka mjaftueshëm policë për t’i bërë reagimet e nevojshme.

“Policia me numrin e vet minimal është e angazhuar në këto votime, mirëpo në rast se ka nevojë ne kemi policë të mjaftueshëm që të bëjmë reagimet e nevojshme”- është shprehur Elshani./Kallxo.com

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika