KQZ: Deri në orën 15:00 në veri votuan 203 persona

Në konferencën e orës 15:00, KQZ-ja ka informuar për procesin e votimit në veri të vendit. Sipas KQZ-së, deri më tani kanë votuar gjithsej 203 qytetarë

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve tha se deri në orën 15:00, në katër komunat në veri të Kosovës, 203 persona morën pjesë në votimet për shkarkimin e kryetarëve komunalë.

Sipas zëdhënësit të KQZ-së, Valmir Elezit, në Leposaviq kanë votuar 122 persona, në Zubin Potok 17 dhe në Mitrovicë të Veriut 64 persona.

Sërish, sikurse edhe në njoftimin paraprak të KQZ-së, në Zveçan ende askush nuk ka votuar.

“Duke u mbështetur në të dhënat që kemi pranuar deri më tani ju njoftojmë se procesi i votimit janë duke vazhduar. Sipas të dhënave që kemi pranuar nga komisionet komunale të zgjedhjeve në këto katër komuna, numri i qytetarëve që kanë votuar deri në orën 15:00 është si në vijim: Në Leposaviq kanë votuar 122 votues, në Zubin Potok 17, në Zveçan nuk ka votues dhe në Mitrovicë të Veriut 64 votues. Në emër të KQZ-së ftoj të gjithë qytetarët e këtyre komunave që ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të marrë pjesë në procesin e votimit”, u shpreh Elezi.

Paraprakisht, deri në orën 11:00, vetëm 85 persona kishin votuar.

Shija e redaktorit

Dita e fundit e Panairit të Librit në Tiranë, “Dukagjini”...

Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia Botuese Dukagjini ka rrëmbyer vëmendjen e vizitorëve...

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Të fundit nga rubrika