Shiten biletat për ndeshjen Kosovë- Irlandë e Veriut

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi ka bërë të ditur se biletat e ndeshjes Kosova – Irlanda e Veriut janë shitur, ndeshja e cila do të zhvillohet në stadiumin "Fadil Vokrri" në Prishtinë

Tifozët

Kryetari i Federatës, ka njoftuar se të gjitha biletat e kësaj ndeshje janë shitur, me përjashtim të një sasie të vogël për zonën VIP.

Ademi, është shprehur se të gjithë blerësit e biletave kanë vërtetuar se Kombëtarja e Kosovës është dashuri e përjetshme dhe vlerë shtetërore, ku sipas tij duhet ta ruajmë dhe respektojmë në fitore, barazime dhe humbje.

“Ne jemi të vetëdijshëm se kapaciteti aktual i stadiumit ‘Fadil Vokrri’ nuk i përmbush kërkesat për numrin e madh të të interesuarve, prandaj ndjejmë keqardhje që shumë qytetarë janë të shtrënguar që ndeshjen ta ndjekin nëpërmjet ekraneve televizive”, ka shkruar Kryetari i Federatës.

Rreth kapacitetit të stadiumit, Ademi ka shkruar se së bashku me Komunën e Prishtinës, do fillojnë projektin e zgjerimit të tribunës lindore, e cila do të mundësojë që në stadium të ketë një numër më të madh të tifozëve.

Gjithashtu ai është shprehur se “Futbolli është përplot emocion dhe i ka të tri rezultatet. Nganjëherë nuk e arrin dot objektivin gjatë 90 minutave lojë, por dëshira, vullneti dhe emocioni që na dhuron Kombëtarja jonë janë të jashtëzakonshme dhe ju dini t’i çmoni e vlerësoni ato. ”

Sipas tij edhe pse në ndeshjen e kaluar u dëshpëruam me humbjen nga Greqia, tifozët dëshmuan se dijnë të vlerësojnë djersën e djemve tanë, dëshirën dhe përkushtimin e tyre, për të dhënë më të mirën në fanellën e shenjtë të Kosovës.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika