Ali Ahmeti e “demoloi” Kurtin në Maqedoni, thotë Mehmetaj

Sipas gazetarit Lirim Mehmetaj, Ali Ahmeti i BDI-së e ka "demoluar" Albin Kurtin në zgjedhjet presidenciale në Maqedoni të Veriut, pasi ky i fundit kishte mbështetur taborin opozitar VLEN

Gazetari, Lirim Mehmetaj, ka komentuar rezultat e para të zgjedhjeve presidenciale në Maqedoni të Veriut, Ku Bujar Osmani i Fronit Evropian po kryesor bindshëm ndaj arben Taravarit të VLEN-it, i mbështetur nga kryeministri Albin Kurti.

Mehmetaj ka thënë se kjo garë ishte në mes të Ali Ahmetit dhe Kurtit dhe sipas tij, Ahmeti e ka “demoluar” kryeministrin kosovar.

“Jam shumë i lumtur që ndërhyrja e turpit e Albin Kurtit, në zgjedhjet ën Maqedoni po përfundon ashtu siç  ish dashtë me përfundu dhe po largohet me bisht ndër shalë. Tu u mposht bindshëm me BDI-në që e ka kandidat jo personin kryesor. Paramendoni në mes Ali Ahmetit dhe Taravarit, kjo garë është mes Ali Ahmetit dhe Albin Kurtit. Dhe Ali Ahmeti e demoloi Albin Kurtin…shqiptarët e Maqedonisë kanë vetëdije të lartë kombëtare… dhe është fitore e jashtëzakonshme për shqiptarët e të gjitha trevave, popullzimit të përzier me nuanca ruse dhe serbe i thanë jo”, ka thënë Mehmetaj, në “Debat Plus”.

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika