Suksesi i Kosovës në Asamblenë Parlamentare, Bogujevci: Fitore e Republikës e themeluar mbi vlera demokratike

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Saranda Bogujevci, ka folur mbi suksesin e Kosovës në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Saranda Bogujevci, ka folur mbi suksesin e Kosovës në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës.

Bogujevci para deputetëve në Kuvend ka potencuar se votimi pro i Kosovës në këtë institucion është një arritje e madhe për vendin tonë.

“Kjo është një arritje e madhe dhe historike për vendin tonë dhe demokracinë. Kjo është fitore e Republikës e themeluar mbi vlera demokratike, ku respektohen të drejtat e njeriut dhe sundimi i ligjit”, u shpreh Bogujevci.

“Ky votim dhe ky rezultat reflekton një punë dhe angazhim intensiv të një ekipi i madh. Ky është rezultat i punës dhe angazhimit të përbashkët të delegacionit të Kuvendit të Kosovës në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, të cilët kanë punuar pa ndalë dhe përkushtim në qëllimet tona të përbashkëta”, shtoi ajo.

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika