Mbi 1600 persona të zhdukur nga lufta e fundit, MPJD: Serbia vazhdon t’i mbrojë përgjegjësit

Sot është Dita e Personave të zhdukur me dhunë gjatë luftës në Kosovë. Për nder të kësaj dite, ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD), ka thënë se Kosova vazhdon të kërkojë drejtësi, derisa Serbia vazhdon t'i mbrojë ata që janë përgjegjës

Në Ditën e Personave të zhdukur me dhunë gjatë luftës në Kosovë, ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD) ka kujtuar mbi 1600 të zhdukur.

Përmes një postimi në platformën “X”, MPJD ka thënë se Kosova kërkon drejtësi për krimet e luftës, derisa Serbia vazhdon t’i mbrojë përgjegjësit e këtyre krimeve.

“Në festën kombëtare të personave të zhdukur me forcë, kujtojmë mbi 1600 të zhdukurit ende në Kosovë për shkak të regjimit gjenocidal serb. Kosova kërkon në mënyrë aktive drejtësi për krimet e luftës, megjithatë Serbia vazhdon të mbrojë ata që janë përgjegjës, duke mohuar drejtësinë edhe sot e kësaj dite”, thuhet në postim.

Kujtojmë që për nder të  kësaj dite, zyra e Kryeministrit dhe presidentja e vendit, Vjosa Osmani, pritet që sot të bëjnë homazhe për personat e pagjetur ende.

Lexo më shumë: Krerët e shtetit pritet të bëjnë homazhe për të pagjeturit e luftës së Kosovës

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika