“Sabotimi politik i kthyer në dhunë”, Rama njofton për kërcënimin e ekipit për mbledhjen e mbeturinave

Në rastin e parë dy punonjës të kontraktuar janë sulmuar fizikisht, ndërsa në të dytin punonjës tjerë, po ashtu të kontraktuar, janë ndalur nga disa punonjës të Kompanisë Pastrimi dhe iu janë kërkuar letërnjoftimet dhe të dhëna tjera me qëllim të frikësimit, njofton kryetari i komunës së Prishtinës, Përparim Rama

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se të shtunën në mbrëmje, ekipet e reja të kontraktuara për mbledhje të mbeturinave në Kryeqytet janë kërcënuar e sulmuar nga disa punonjës të Kompanisë Rajonale ‘Pastrimi’ në dy lokacione të lagjes Dardania.

Këtë, i pari i kryeqytetit e quan sabotim politik të kthyer në dhunë.

Rama thotë se lidhur me rastin organet e Policisë së Kosovës janë informuar dhe menjëherë kanë reaguar në vendin e ngjarjes.

“Sabotimi politik i kthyer në dhunë. Në rastin e parë dy punonjës të kontraktuar janë sulmuar fizikisht, ndërsa në të dytin punonjës tjerë, po ashtu të kontraktuar, janë ndalur nga disa punonjës të Kompanisë Pastrimi dhe iu janë kërkuar letërnjoftimet dhe të dhëna tjera me qëllim të frikësimit. Për këtë veprim të menjëhershëm falënderoj Policinë e Kosovës”, shkroi ai.

Rama shtoi se për më shumë se një vit siç thotë ai, sabotim të motivuar politikisht nga menaxhmenti i Kompanisë Pastrimi, Prishtina “ka qenë në llumin e mbeturinave”.

“Tani që zgjodhëm problemin, të njëjtit eksponentë eskaluan nga sabotimi në dhunë.  Dua të sigurojë qytetarët se ne nuk do të ndalemi dhe do ta bëjmë Prishtinën tonë të pastër e të gjelbër”, shtoi ai.

Shija e redaktorit

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Të fundit nga rubrika