Detaje nga aksidenti me fatalitet në Suharekë

Policia e Kosovës ka dhënë detaje nga aksidenti me fatalitet në Suharekë, ku shoferja nga pakujdesia ka kaluar në shiritin e kundërt dhe është përplasur me motoçikletën, e si pasojë ngasësi i motoçikletës dhe pasagjeri që gjendej në të kanë humbur jetën

Ilustrim

Dy persona kanë humbur jetën në një aksident trafiku që ndodhi të dielën në Suharekë.

Nëpërmjet një raporti 24-orësh, Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me këtë aksident tragjik.

Siç thuhet në raport, një grua deri sa ishte duke e drejtuar automjetin e saj, nga pakujdesia ka kaluar në shiritin e kundërt të rrugës dhe është përplasur me motoçikletën, të cilën ishte duke e drejtuar viktima mashkull kosovar.

“Si pasojë e aksidentit vozitësi i motoçikletës si dhe viktima (pasagjeri që gjendej në motoçikletë) mashkull kosovar kanë ndërruar jetë në vendin e ngjarjes sipas konstatimit të mjeku kujdestar, kurse lëndime trupore kishin pësuar dy viktima femra kosovare, pasagjere në veturë”, ka njoftuar policia.

Dy persona humbin jetën në një aksident në Suharekë

Pasagjerët në veturë janë dërguar për tretman mjekësor ku njëra është liruar, ndërsa tjetra është ndalur për tretman të mëtutjeshëm.

Me vendim të prokurorit trupat e pajetë janë dërguar në IML për obduksion, ndërsa e dyshuara është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje.

Drejtori i Policisë së Prizrenit ka konfirmuar se njëri nga ta është 31-vjeçar dhe tjetri 20-vjeçar.

Shija e redaktorit

“K’cimi i Tropojës” në Zagreb, në prani të kryeministrit kroat...

Shoqata shqiptare “Shkëndija” nga Zagrebi ka prezantuar vallen tradicionale “K’cimi i Tropojës” në Sallën e Koncerteve “Vatroslav Lisinski”, në kuadër të një programi kulturor...

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

Të fundit nga rubrika