Hoti tregon “anomalitë” e marrëveshjes për projektin e tunelit në rrugën Prizren-Tetovë

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se marrëveshja për bashkëfinancim për “Përgatitjen e projektit të tunelit në rrugën Prizren-Tetovë”, sipas nenit 5 nuk i siguron Kosovës rol vendimmarrës, por vetëm monitorues, pavarësisht që mjetet i paguan buxheti i Kosovës

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti

Qeveria e Kosovës dhe Qeveria e Maqedonisë së Veriut kanë nënshkruar marrëveshje për bashkëfinancim për “Përgatitjen e projektit të tunelit në rrugën Prizren-Tetovë”, marrëveshje e cila ka ardhur në Kuvendin e Kosovës për ratifikim.

Lidhur me këtë, ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se kjo marrëveshje sipas nenit 5 nuk i siguron Kosovës rol vendimmarrës, por vetëm monitorues, pavarësisht që mjetet i paguan buxheti i Kosovës.

Me anë të një postimi në Facebook, Hoti ngre pyetjen se a është kjo qasja “sovraniste që po e promovojnë këta mashtrues”?

“Marrëveshja si e tillë është e natyrshme, pasi dy vendet duhet të përshtatin parametrat teknik të tunelit. Palët e bashkëfinancojnë projektin e tunelit në proporcion me gjatësinë e tij në territorin përkatës.  Deri këtu marrëveshja është e pranueshme.  Por nenet 4 dhe 5 e vendosin palën kosovare në pozitë të pafavorshme dhe vetëm si palë mbikëqyrëse”.

Në nenin 4 thuhet: Kriteret për përzgjedhjen e operatorit për përgatitjen e projektit të tunelit zhvillohen nga “Fakulteti i Ndërtimtarisë në Shkup”; Procedurat e prokurimit për përzgjedhjen e operatorit për përgatitjen e projektit për tunelin kryhen nga “Ndërmarrja Publike për Rrugët Shtetërore” e Maqedonisë së Veriut. Në nenin 5 thuhet: Pala kosovare e transferohen buxhetin e saj në “Ndërmarrjen Publike për Rrugët Shtetërore” të Maqedonisë së Veriut; Pala kosovare ka rol monitorues në këtë proces”, shkroi ai.

Hoti ka shtuar se kriteret për përzgjedhjen e operatorit dhe procedurën e prokurimit i kryen pala, respektivisht “Fakulteti i Ndërtimtarisë në Shkup” dhe “Ndërmarrja Publike e Rrugëve Shtetërore” e Maqedonisë së Veriut.

“Marrëveshja nuk i jep asnjë rol Fakultetit të Ndërtimtarisë të Universitetit të Prishtinës, apo inxhinierëve të ndërtimtarisë në Ministrinë e Infrastrukturës të Republikës së Kosovës. Mjetet i paguajmë nga buxheti i Kosovës, por projektin na përzgjedh pala maqedone”.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika