Maqedonci: “Guximi i Palëkundër” ka përfunduar suksesshëm nga kadetët e QSU-së

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka njoftuar se kadetët e Qendrës për Studime Universitare kanë përfunduar me sukses ushtrimin fushor të titulluar "Guximi i Palëkundër"

Foto: Ministria e Mbrojtjes

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka njoftuar se kadetët e Qendrës për Studime Universitare kanë përfunduar me sukses ushtrimin fushor të titulluar “Guximi i Palëkundër”.

Maqedonci përmes një postimi në rrjetin social “Facebook” ka theksuar se ushtrimi fushor është praktikuar nga kadetët e katër viteve studimore si dhe ‘u vlerësuan në planifikimin dhe realizimin e misioneve të ndryshme, në bazë të planprogramit profesional të QSU-së’.

“Kadetët e QSU-së përfunduan me sukses ushtrimin fushor të emëruar “Guximi i Palëkundur”. Gjatë këtij ushtrimi kadetët e 4 viteve praktikuan dhe u vlerësuan në planifikimin dhe realizimin e misioneve të ndryshme, në bazë të planprogramit profesional të QSU-së”, thuhet në postimin e Maqedoncit.

Shija e redaktorit

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Manga Month – në Librarinë Dukagjini

Gjatë muajit maj, Libraria Dukagjini po shndërrohet në një pikë takimi për dashamirësit e kulturës japoneze përmes iniciativës “Manga Month”, e realizuar në bashkëpunim...

Të fundit nga rubrika