“Parat e turneut i investova në studime”, një rrëfim ndryshe i deputetes së PDK-së

Eliza Hoxha, deputetja e PDK-së, ka rrëfyer në emisionin “Reload” për rrugëtimin e saj profesional. Ajo ka filluar karrierën si muzikante dhe më pas ka vazhduar me studimet në arkitekturë, pa pasur idenë se do të përfundonte në politikë

Deputetja e PDK-së, Eliza Hoxha, në emisionin “Reload” është paraqitur me një rrëfim ndryshe se si jemi mësuar ta shohim në skenën e politikës.

Hoxha ka treguar se si ka filluar të merret më muzikë dhe si ka vazhduar të merret me arkitekturë, duke mos e pasur idenë që më vonë do të merret me polotikë

Hoxha ka thënë se me paratë që fitonte nga turnetë që bënte paguante studimet jashtë vendit, teka tregoi se albumin e dytë e ka promovuar në Mitrovicës në vitin 2003.

“Në momentin kur unë e kam plasu albumin e dytë në maj të 2003, në Mitrovicë. Jo rastësisht kemi shkuar atje. Ka qenë shumë vështirë Mitrovica menjëherë pas luftës. Ideja ime dhe e Enisit (Preshevës) duke qenë se ai është mitrovicali qind për qind e unë kam lind atje. Kemi pasur dëshirë më çu një aktivitet atje sepse ka qenë shumë zymtë në atë kohë. Sidomos pas ngjarjeve të marsit të 2004. Mandej edhe më shumë u zymtua qyteti por kjo është para këtyre ngjarjeve, në 2003. Në shkojmë atje për të krijuar një moment tjetër. Mandate ka qenë një turne në krejt Kosovën me grupin XXl, që i falënderoj shumë… me merr malli për atë kohë, ka qenë shumë bukur.

Ndërkohë unë aplikova në programin e Universiteti të Luvenit, më këtë masterin që lidhet me arkitekturën e vendbanimeve njerëzore. Më shumë në idenë e projekteve dhe planifikimeve strategjike ne komunitet. U pranova unë dhe një shoqe e imja, Arlina. Mandej mu dashtë mu shkëput. Sepse nuk ka apsur bursë që të shkoj atje jashtë. Dhe mandej thjesht me krejt paratë e qarkuara në turne unë shkova dhe investova në studimet e mija atje kur kam qenë ka qenë një kohë shumë e gjatë e reflektimit se çka dua të bëj me vetën”, ka thënë Hoxha në “Reload” të Dukagjinit.

Shija e redaktorit

Mijëra dronë “Skydagger” mbërrijnë në Prishtinë, njofton Kurti: FSK po...

Kontejnerë që mbajnë mijëra dronë luftarakë kamikazë të markës Skydagger mbërritën sot në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, njoftoi kryeministri në detyrë Albin Kurti. Sipas Kurtit,...

Përballja e madhe për Prishtinën: Rama, Çeku e Ismaili më...

Më 9 tetor, e enjte në Debat plus, do të zhvillohet një debat mes tre kandidatëve për kryetar të Prishtinës. Pjesëmarrjen e ka konfirmuar sot...

”Lufta e UÇK-së ishte një pelegrinazh”- Ish-komandant “Remi”: Në UÇK...

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, është pyetur për Albin Kurtin nëse është veteran i UÇK-së, pasi ai e ka...

Të fundit nga rubrika