Serbia mbështet përpjekjet e Lajçakut për fillimin e procesit të formimit të Asociacionit

Drejtori i të ashtuquajturës Zyrës për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, ka theksuar se Beogradi mbështet përpjekjet e të dërguarit special i Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak, për themelimin e Asociacionit

Drejtori i të ashtuquajturës Zyrës për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, ka theksuar se Beogradi mbështet përpjekjet e bëra nga i dërguari special i Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak, për fillimin e procesit të formimit të Asociacionit të Komunave me Shumicë serbe.

Petkoviq dhe Gjuriq përsëritën qëndrimin e Beogradit se draftstatuti i Asociacionit i hartuar nga BE-ja mund të jetë bazë e mirë për vazhdimin e diskutimeve dhe marrëveshjen përfundimtare për të.

“Çdo progres substancial në dialogun lidhur me Asociacionin është i rëndësishëm për Beogradin, prandaj delegacioni serb, përveç draftstatutit të Ekipit Menaxhues, ka pranuar edhe draftstatutin e BE-së, në pjesën që ka të bëjë me hapat konkretë në formimin e Asociacionit pa e paragjykuar statusin. Për rrjedhojë, Beogradi shprehu gatishmërinë e plotë për të vazhduar ato diskutime për draftstatutin aty ku u ndërprenë në mënyrë të panevojshme dhe pa asnjë faj të Beogradit”, thuhet në deklaratën e të ashtuquajturës Zyrë për Kosovë në Qeverinë e Serbisë.

Teksa foli mbi çështjen e dinarit, ai theksoi se negociatat e kryenegociatorëve në Bruksel të Belgjikës kanë qenë të vështira dhe se delegacioni serb paraqiti propozimet dhe komentet “për zgjidhjen e krizës”, duke shtuar se ky problem duhet të zgjidhet urgjentisht, sepse, sipas tij, “vendos në pikëpyetje mbijetesën fizike të popullit serb në Kosovë”.

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika