Vendoset gurthemeli i dy klinikave në QKUK, vlera e tyre mbi 4 milionë euro

Ministri i dikasterit të Shëndetësisë, Arben Vitia, ka bërë të ditur se është vendosur gurthemeli i dy klinikave të reja në QKUK dhe vlera e tyre është mbi 4 milionë euro

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka njoftuar se gjatë ditës së sotme është vendosur gurthemeli për klinikat e reja të hematoonkologjisë dhe të nefrologjisë.

Ministri ka njoftuar se projekti ka vlerën mbi 4 milionë euro dhe se i njëjti do të krijojë hapësira dhe standarde moderne për pacientët.

“Sipërfaqe prej 3760 m², me këtë investim sigurojmë më shumë cilësi e më shumë shërbime. Së shpejti për herë të parë do të jipet shërbimi i Plazmafererzes dhe po angazhohemi që të ofrohet edhe biopsia e veshkës”, ka shkruar Vitia.

Vitia ka bërë të ditur se në klinikën e re do të bëhet transplantimi autolog i palcës kockore te leukemitë akute, gjë që sipas tij, nuk është bërë deri më tani, ku për shkak të kushteve pacientët janë derguar jashtë vendit për trajtim.

“Kemi nisur nga aty ku ka nevojë më së shumti, po vazhdon transformimi klinikë për klinikë”, ka përfunduar ai.

Shija e redaktorit

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Shtëpia botuese “Dukagjini” sjell në gjuhën shqipe 16 libra të...

Secila një histori ndryshe nga tjetra. Të gjashtëmbëdhjetë libra nga krijimtaria e nobelistit gjermano-zviceran, Hermann Hesse, në gjuhën shqipe i gjeni në Librarinë “Dukagjini”. Promovimi i...

Kosova shteti i parë në Ballkan me angazhime të pranuara...

Republika e Kosovës është bërë shteti i parë nga Ballkani dhe i shtati në botë që i janë pranuar angazhimet në Kartën Globale për...

Të fundit nga rubrika