Xhevahire Izmaku aderon në NISMA

Ish-deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Xhevahire Izmaku, sot ka zyrtarizuar aderimin e saj në Nisma Socialdemokrate.

Aderimin e Izmakut, Fatmir Limaj, kryetar i partisë Nisma e cilësoi si lajm të jashtëzakonshëm për partinë e tij dhe aktivistët e saj, pasi tha nga sot kësaj partie iu shtua një profesoreshë e Universitetit, poete e humaniste.

Limaj ka thënë se sot këtij subjekti po i bashkohet një grua, profesoreshë e Universitetit, një poete, anëtare e Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës dhe aktiviste e hershme, humaniste, Xhevahire Izmaku.

“Kemi një lajm të jashtëzakonshëm, sot për NISMËN për aktivistët tanë, dashamirët e miqtë e NISMA, sot NISM-ës po i bashkohet një grua, profesoreshë e Universitetit, një poete, anëtare e Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës dhe aktiviste e hershme, humaniste, Xhevahire Izmaku. Unë kam pas fatin që të punoj shumë me këtë zonjë të nderuar sidomos në parlament e qeveri. Falë saj në një kohë kur patëm nisur rindërtimin e Kosovës  për ta nxjerrur Kosovën nga balta, profesoresha e ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm si detyrë që e ka pasur edhe në zonën e Vushtrrisë dhe Mitrovicës gjatë viteve 2008-2010”, ka thënë Limaj.

Ai ka shtuar se nuk e kanë ndryshuar pasionin për ndërtimin e vendit dhe se e ruajnë fuqishëm atë ide për ta shtyrë më tutje.

Ndërsa e sapo aderuara në Nisma Socialdemokrate, Xhevahire Izmaku ka thënë se po e rifillon aktivitetin e saj politik aty ku e ka lënë dhe e ka filluar para 25 vitesh.

“Unë po ndihem shumë e vlerësuar, unë vetëm po e rifilloj aktivitetin tim politik aty ku e kam lënë dhe e kam filluar para 25 vitesh. Ne ishim bashkë në nismat politike, në organizimet politike që kishte të bënte me një koncept politik që lidh një ADN të përbashkët me të cilën sot po e vazhdoj aktivitetin politik. Do ta përdor energjinë time, energjinë e akumuluar dhe potencialin profesional dhe politik që kam për ta fuqizuar NISMËN Socialdemokrate. Politika  Socialdemokrate kanë qenë edhe angazhimi im si deputete”, ka thënë ajo.

Shija e redaktorit

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Të fundit nga rubrika