Iu gjetën mbetjet 25 vjet pas zhdukjes, varroset në Piranë patrioti Ukë Sait Ukaj

Trupi i patriotit, Ukë Sait Ukaj, është varrosur sot në Piranë, për fatin e të cilit nuk është ditur që nga përfundimi i luftës së fundit në Kosovë e deri më tani

Sot në Piranë është varrosur trupi i Ukë Sait Ukaj, për fatin e të cilit nuk është ditur që nga viti 1999 e deri më tani.

Këtë e bëri të ditur deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj, i cili së bashku me bashkëpuntorë ka nderuar figurën e tij.

“Bashkë me bashkëpuntorë, sot nderuam figurën e patriotit nga Pirana, Ukë Sait Ukaj, për fatin e të cilit nuk është ditur nga viti 1999 e deri më tani. Trupi i Bacit Ukë është gjetur pas 25 viteve, dhe sot ne e nderuam figurën e tij me respektin më të madh”, ka shkruar Selmanaj.

Ai ka thënë se familja Ukaj dhe Pirana kanë jetuar për 25 jet në mungesë të Ukë Sait Ukajt.

“Dashnia për Kosovën e lirë, i dha vullnet për të kapur armën edhe të birit të bacit Ukë, i cili sot është dëshmor i Kosovës, Vait Ukë Ukaj. Në fund, lutemi për të gjithë familjet e të zhdukurve, që sa më parë të dihet për fatin e më të dashurve të tyre, ku edhe pas 25 vitesh ende nuk dihet për fatin e tyre. Gjithashtu nuk duhet të ndalemi së kërkuari që kriminelët që kryen aktet e tilla të dalin para drejtësisë!. Ata e donin Kosovën, ata e donin lirinë dhe pavarësinë e Kosovës”, ka përfunduar deputeti.

 

 

Shija e redaktorit

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Të fundit nga rubrika