“Chopin Piano Fest Prishtina”, festivali ku pritet të performojnë 29 artistë

Shegë Shkodra, një nga organizatoret e Edicionit të 14-të të Chopin Piano Fest Prishtina ka njoftuar se festivali do të nisë të enjten e nëntë majit

Shegë Shkodra, një nga organizatoret e Edicionit të 14-të të Chopin Piano Fest Prishtina, ka njoftuar lidhur me koncertet në kuadër të këtij festivali.

Në emisionin “Reload”, në RTV Dukagjini, Shkodra ka njoftuar se festivali do të nisë të enjten e nëntë majit.

Ajo ka thënë se festivali do të hapet nga artisti me origjinë ukrainase e që jeton në Gjermani.

Shkodra thotë se pos Artem Jasinksit, artistit ukrainas, do të performojnë edhe 28 artistë të tjerë.

“Sivjet në Chopin do të jenë 16 koncerte në total… i kemi 29 artistë të cilët do të performojnë në 16 koncerte. Kanë me fillu prej një artisti virtuoz me origjinë ukrainas por që jeton në Gjermani, Artem Jasinksi, është shumë i njohur në Gjermani dhe është profesor atje në shkollë të muzikës. Ai do ta bëjë hapjen e festivalit sivjet”, tha ajo.

Ideja kryesore e festivalit është që shumica e koncerteve janë me piano, thotë Shkodra.

Ajo thekson se ky festival është pa pagesë.

“Ideja e krejt Chopinit është që të afrohet sa më shumë publiku, të rinjtë muzikdashës të klasikes, si e tillë është pa pagesë, mund të vijë gjithkush, i lusim krejt vizitorët që t’i rezervojnë vendet… Në këto 16 koncerte, festivali fillon më 9 maj ditën e enjte këtë javë”, shtoi më tej ajo.

Shija e redaktorit

Kontingjenti i dytë i FSK-së i bashkohet misionit paqeruajtës në...

Forca Ndërkombëtare Stabilizuese (ISF), misioni shumëkombësh paqeruajtës me mandat ndërkombëtar për stabilizimin e Gazës, ka mirëpritur sot(e diele) më 12 korrik kontingjentin e dytë...

BookFest rikthehet në Albi Mall: 10 ditë me zbritje speciale,...

Nga 10 deri më 19 korrik, Libraria Dukagjini sjell edicionin e katërt të BookFest, festivalit të librit që tashmë është shndërruar në një pikëtakim...

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Të fundit nga rubrika