Hoxha tregon se çfarë masa do të merren ndaj dy rusëve që u ndaluan në Jarinje

Prokuroria Themelore në Mitrovicë këtë të hënë [dje] ka ngritur aktakuzë kundër dy rusëve të cilët janë ndaluar të dielën në Jarinjë, për shkak se nuk kishin viza për të hyrë në Kosovë.

Lidhur me këtë temë, avokati Valdet Hoxha ishte i ftuar tek emisioni “Rreth e Rrotull” në Televizionin Dukagjini, ku ka thënë se pas ngritjes së aktakuzës nga Gjykata, dënimi që pritet të merret do të jetë me gjobë afërsisht 2500 euro dhe alternativa tjetër është edhe burgimi me gjashtë muaj.

Sipas tij, dy personat e ndaluar nuk dyshohen për “spiunazh”, pasi do të kishte një hetim më të thellë.

“Nëse do të kishte dyshime të tjera, nuk do të kishte nxitim për ngritje të aktakuzës brenda dy ditësh, nëse do të dyshohej se do të kishte ‘spiunazh’ do të kishte një hetim më të thellë”, shtoi ai.

Hoxha ka treguar se për cilën vepër bëhet fjalë dhe cilat janë dënimet e mundshme për rastet e tilla.

“Vepra penale ‘Kalimi i paautorizuar i kufijve’ përbën një kapitull I Kodit Penal, dhe kjo vepër penale hyn në grupin ‘Kundër Rendit Kushtetues dhe Sigurisë së Kosovës” dhe dënueshmëria nuk është edhe aq e lartë. Nëse dikush e kryen këtë vepër, dënimi përfshin një gjobë ose me burgim deri në gjashtë muaj. Në qoftë se pikat e tjera të nenit rregullojnë decedivisht se kur kemi më shumë se një person të shoqëruar me atë që kalon kufirin. Varet edhe nga qëllimi, edhe nga ora se natën apo ditën e kalon, ka shumë rëndësi. Këta dy persona mund të shkojë dënimi me gjobë deri 2500 euro ose me burg deri në një vit. Dënimi me burg është alternative, dhe mundësia më e madhe është dënimi i gjobës”.

Sipas Hoxhës, si masa alternative janë edhe dëbimi i tyre dhe nëse gjatë ndalimit të shtetasve rusë ka hasur në vështirësi, qoftë rezistencë apo tentim për ikje, atëherë do të ketë zgjatje të dënimit. Si dhe një dënim tjetër që pritet të kenë është edhe ndalesa për të hyrë në Kosovë nga një deri dhjetë vjet.

Shija e redaktorit

”Lufta e UÇK-së ishte një pelegrinazh”- Ish-komandant “Remi”: Në UÇK...

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, është pyetur për Albin Kurtin nëse është veteran i UÇK-së, pasi ai e ka...

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

“Me zemër e mendje jam atje Komandant!”: Edi Rama përkrah...

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dalë me videopërkrahje të protestës kundër Gjykatës Speciale që po zhvillohet në Hagë, nga shqiptarë anekënd botës. Rama shkroi...

Të fundit nga rubrika