Kurti kujton heroin, Bahri Fazliu: Aktivisti më i kulluar politik e luftëtar i lirisë

Kurti ka thënë se Bahri Fazliu është aktivisti më i kulluar politik dhe luftëtari i lirisë me trashëgiminë politike të shkruar më të dendur në mes të gjithë shokëve të tij gjatë viteve ’90 të shekullit të kaluar

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka kujtuar heroin Bahri Fazliu në 26-vjetorin e rënies së tij, duke thënë se ai ishte Gzimi i Lëvizjes Kombëtare për Çlirimin e Kosovës dhe Gzimi i organit të LKÇK-së, “Çlirimi”, ku ai ka botuar me dhjetëra artikuj dhe analiza politike të një niveli dhe thellësie krejt unike për kohën.

Përmes një postimi në Facebook, Kurti ka theksuar se vepra e tij aq e pasur dhe komplekse prej veprimtari politik, u shua në muajt e parë të luftës në Kosovë, kur Bahriu ra dëshmor më 7 maj 1998, në Bogiqe, në mes të tre kufijve të Shqipërisë, Malit të Zi dhe Kosovës.

Në çastet e fundit të jetës, Kurti thotë se Bahriu arriti të shtinte me armën e vet duke arritur ta vriste njërin nga ushtarët jugosllavë që e vranë vetë atë

“Vepra e tij aq e pasur dhe komplekse prej veprimtari politik, u shua në muajt e parë të luftës në Kosovë, kur Bahriu ra dëshmor më 7 maj 1998, në Bogiqe, mes tre kufijve të Shqipërisë, Malit të Zi dhe Kosovës. Por edhe në çastet e fundit të jetës, Bahriu arriti të shtinte me armën e vet duke arritur ta vriste njërin nga ushtarët jugosllavë që e vranë vet atë”, ka shkruar Kurti.

Tutje, shefi i ekzekutivit ka thënë se Bahri Fazliu është aktivisti më i kulluar politik dhe luftëtari i lirisë me trashëgiminë politike të shkruar më të dendur në mes të gjithë shokëve të tij gjatë viteve ’90 të shekullit të kaluar.

“Bahri Fazliu është aktivisti më i kulluar politik dhe luftëtari i lirisë me trashëgiminë politike të shkruar më të dendur mes gjithë shokëve të tij gjatë viteve ’90 të shekullit të shkuar. Përveç poezive të tij aq origjinale dhe frymëzuese, Bahri Fazliu ka lënë një korpus të tërë shkrimesh që edhe sot mund të lexohen si një kronologji e debateve politike në diskursin publik të kohës. Mes kujtimesh, homazhesh dhe nderimesh për Bahriun”, ka vijuar Kurti.

Kurti bën homazhe te varri i heroit Bahri Fazliu

Shija e redaktorit

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Të fundit nga rubrika