Berisha: E pamundur që Kurti nuk e ka ditur se anëtarësimi në KiE është i kushtëzuar me Asociacionin

Ish-zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Anton Berisha, ka thënë se është e pamundur që kryeministri Albin Kurti, të mos ketë qenë në dijeni se anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është i kushtëzuar me Asociacionin

Ish-zevëndësministri i Kosovës, Anton Berisha

Ish-zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Anton Berisha, ka thënë se është e pamundur që kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, të mos e ketë ditur se anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës (KiE) është i kushtëzuar me Asociacionin.

Sipas Berishës, Kurti është duke e dëshmuar çdo ditë se për të Kosova është “një instrument për planet e tij personale”, dhe krahas kësaj, Kosova nuk do të anëtarësohet në KiE.

Berisha është shprehur se Kosova do të zhytet në krizë të brendshme, dhe siç ai i ka vlerësuar si “beteja të kota politike elektorale” për të mjegulluar “goditjen e radhës” qe i behet Kosovës.

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka thënë se Qeveria e Kosovës nuk pranon që anëtarësimi në KiE të kushtëzohet me themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.

Lexo më shumë: Kurti: Nuk e pranojmë kushtëzimin e anëtarësimit në KiE me Asociacionin

Ai ka thënë se mungesa e përkrahjes nga shtetet aleate është për keqardhje, derisa e ka refuzuar kërkesën e Gjermanisë dhe Francës që të dërgohet draft-statuti i Asociacionit në Gjykatën Kushtetuese, duke e cilësuar si absurde.

Pasi, sipas tyre, kështu do të siguronte votat e nevojshme në Komitetin e Ministrave për anëtarësimin final në Këshill të Evropës.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika