Eksperti i kibernetikës për “sulmin hibrid rus”: S’duhet të bëhet pompozitet politik se u sulmuan nga Rusia, dalim qesharak para botës

Kosova po përballet me sulme hibride nga Rusia pasi ka njoftuar se do të mbështesë Ukrainën me pajisje ushtarake, sipas kryediplomatës kosovare, Donika Gërvalla. Eksperti i kibernetikës, Mentor Hoxha, ka kritikuar institucionet kosovare për mungesën e transparencës dhe informacionit rreth këtyre sulmeve. Ai ka theksuar nevojën për një qasje më profesionale dhe transparente nga institucionet, duke shmangur pompozitetin politik.

Kosova po sulmohet në mënyrë hibride nga Rusia pas njoftimit se do të mbështesë me pajisje ushtarake Ukrainën. Kështu të paktën bëri të ditur kryediplomatja kosovare, Donika Gërvalla.

Për këtë temë është diskutuar edhe në studio të “Rreth e Rrotull” të Dukagjinit, ku eksperti i kibernetikës, Mentor Hoxha, ka pasur kritika edhe ndaj institucioneve kosovare.

Sipas Hoxhës, institucionet nuk kanë dhënë informacione të tjera përves njoftimeve se janë cak i një sulmi inteligjent, siç e quan Hoxha.

“Kemi një rritje të sulmeve të cilat ne i quamë sulmet inteligjente që janë të motivuara nga shtetet jomiqësore ndaj një shtetit. Për të pasur impaktin inteligjent dhe politike. Në rastin e djeshëm janë raportuar si të sulmuar dhe është bërë një ndryje në faqe. Shqetësimet e mia janë në lidhje me mënyrën dhe lidhje e reagimit, informacionet e pakat që i kemi për të bërë një analizë më të thukët dhe më profesionale në lidhje me pretendimet dhe sulmin e bërë nga hakerët”, ka thënë Hoxha.

Hoxha ka kërkuar që institucionet në këto të kenë qasje më profesionale dhe të mos bëjnë pompozitet politik, pasi mund të dalin qesharak para botës.

“Pse po themi sulmin dhe pretendimin? Sidomos institucionet shtetërore dhe zyrtarët shtetërorë duhet të jenë mjaft të kujdesshme në përfundime në lidhje kush është sulmuesi apo kush qëndron prapa sulmeve. Në aspektin standardeve që do të duhet të ishin prezente në rastin e raportimin do të duhej të ishin informacionet bazike si informacione, kur ka filluar, realisht kur është identifikuar, kur ka përfunduar sulmi, cili ka qenë impakti i sulmit, cila ka qenë mënyra hyrja e sulmuesit.

Ku është raportua për sulin rus në të dhënat e Ministrisë së Mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar, ne kemi aty ku media, ‘SkyNews’, nga burme të saja konstatohet se sulmi është bërë nga Rusia. Por, nuk kemi një deklarim nga Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar. Dua të nxjerr një paralele sa i përket qasjes profesionale të rasteve të tilla. Të iket pompozitetit politik sepse në shumë raste mund të ndodhë që të dalin qesharak para botës,sidomos kur e shohim një deklarim jemi të sulmuar, pa asnjë të dhënë, të cila t’i ceka më lart”, ka shtuar më tutje Hoxha.

Hoxha ka thënë se Zyra e Kryeministrit dhe institucionet që kanë qene cak i sulmeve “hibride” duhet të jenë më transparente.

Shija e redaktorit

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Të fundit nga rubrika