Rusia kryen sulm të madh me dronë dhe raketa në disa rajone ukrainase

Zyrtarët ukrainas kanë njoftuar se ushtria ruse e ka goditur infrastrukturën e rëndësishme ukrainase në së paku gjashtë rajone

Zjarrfikësit duke punuar në një objekt të shkatërruar pas një sulmi raketor rus në rajonin e Kievit, 8 maj 2024. Foto: AP

Zyrtarët ukrainas thanë mëngjesin e së mërkurës se ushtria ruse e ka goditur infrastrukturën e rëndësishme ukrainase në së paku gjashtë rajone gjatë një sulmi të madh gjatë natës.

Rusia i lëshoi më shumë se 20 dronë dhe raketa gjatë sulmit, sipas zyrtarëve. Sirenat për paralajmërimin e sulmeve ajrore u dëgjuan për disa orë në këto rajone, përfshirë në kryeqytetin Kiev.

Ata raportuan për dëme dhe shkatërrim të disa ndërtesave, por deri tani nuk raportohet për viktima.

Ministri i Energjisë i Ukrainës, Herman Halushchenko, e cilësoi këtë si “një tjetër sulm i madh në industrinë tonë të energjisë” që u krye ndaj gjashtë rajoneve.

Ai tha se cak i sulmit ishte infrastruktura energjetike në rajonet Poltava, Kirovohrad, Zaporizhja, Lviv, Ivano-Frankivsk dhe Vinitsia.

Kryetari i administratës ushtarake në Poltava, Filip Pronin, tha se një zjarr u ndez si pasojë e një sulmi me dronë ndaj një objekti energjetik në këtë rajon.

Kryetari i administratës ushtarake në rajonin jugor, Zaporizhja, ku ndodhet termocentrali bërthamor më i madh në Evropë, tha se cak i bombardimeve ruse ishin “objektet e infrastrukturës civile dhe jetike”.

Në Lviv, në perëndim të Ukrainës, guvernatori tha se Rusia kreu sulm ndaj infrastrukturës jetike energjetike në qarkun Strihi dhe kundër një termocentrali në qarkun Çervonohrad.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, tha në Telegram se Rusia kreu sulme me së paku 50 raketa dhe 20 dronë.

Ai shtoi se sulmet ndodhën në Ditën e Përkujtimit dhe të Pajtimit, të cilën Kombet e Bashkuara e shpallën për nder të atyre që humbën jetën në Luftën e Dytë Botërore.

“E gjitha bota duhet ta kuptojë qartazi se kush është kush”, shkroi Zelensky. Ai e barazoi agresionin rus kundër vendit të tij me veprimet e Gjermanisë naziste që nxitën atë luftë.

Rusia e ka sulmuar pareshtur infrastrukturën energjetike të Ukrainës prej se e nisi pushtimin e plotë të saj në shkurt 2022. /REL

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika