Kastrati: Kurti është fajtor për kushtet shtesë rreth anëtarësimit në KiE

Deputeti i PDK-së, Ardian Kastrati, ka akuzuar Kryeministrin Albin Kurti për kushtet shtesë ndaj Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës, duke theksuar se për shkak të veprimeve të Kurtit, Kosova po humb shansin për anëtarësim në Këshillin e Evropës

Deputeti i PDK-së, Ardian Kastrati dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Kryeministri Albin Kurti është “fajtori” për kushtet shtesë ndaj Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës. Të paktën kështu është sipas deputetit të PDK-së, Ardian Kastratit.

Sipas tij, Kurti është “prodhues të krizave artificiale”, ndërsa e fajëson edhe për gjendjen ekonomike e korrupsionin në vend.

“Mendoj që Kosova është stërngarku me punën e Asociacionit me kushte për Këshillin e Evropës, mirëpo faji për mospranimin në KiE është i Albin Kurti sepse Albin Kurti ka prodhu kriza artificiale katër vite të mandatit të vet për me ik gjendjes reale në terren që është varfëria korrupsioni dhe degradimi ekonomik asnjë projekt të vetëm në një dhe nën 2 me bo njëfarë ekspozimi ndërkombëtar se ky ka kogja dëshirë me u ekspozu pak nëpërmjet mediave ndërkombëtarë mu bë kinse njëfarë aktori”, ka thënë Kastrati, në një prononcim për “EO”.

Deputeti i PDK-së ka deklaruar se për fajin e Kurtit, Kosova po e humb shansin për t’u anëtarësuar në këtë organizatë.

“Fatkeqësisht në emër të krejt kësaj lojë dhe tash së fundi këtë refuzim që bëri draftin për me dërgu në Kushtetuese, i bie që faji është te Qeveria Kosovës, jo për shkak të refuzimit të draftit si proces, po për shkak të mënyrës se si është sjellë Albin Kurti me partnerët tanë strategjikë ndërkombëtarë. Është dëm tepër i madh i jashtëzakonshëm humbja e këtij rasti për KiE dhe kjo i faturohet vetëm Albin Kurtit”, ka shtuar Kastrati.

Gjatë ditës Kurti, teksa e ka konfirmuar se dërgimi i draftstatutit të Asociacionit lidhet me anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës, ka thënë se Qeveria e Kosovës nuk pranon që anëtarësimi në KiE të kushtëzohet me themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.

“Draftstatuti i Lajçakut dhe emisarëve të tjerë të QUINT-it, si dokument dështoi të zyrtarizohej pasi u refuzua. Si i tillë është një jodokument, pra është një nonpaper. Qeveria e Kosovës nuk mund të dërgojë dokumente, të cilat nuk i ka pranuar e nuk janë zyrtare në Gjykatë Kushtetuese. Kjo kërkesë ndaj nesh, ka qenë dhe mbetet absurde”, ka thënë Kurti.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika